Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka theksuar se ekonomia do të përballet së paku me 5 pengesa të mëdha vitin e ardhshëm. Këtë e tha gjatë diskutimit rreth projektbuxhetit 2021 në Euronews Albania.
Performanca e ekonomisë për 2020, është dëmtuar nga tërmeti dhe pandemia por dhe nga mungesa e ndërhyrjes së qeverisë me politika për të nxitur rritjen ekonomike, tha Malaj.
“Ka 5 pengesa kryesore ekonomia jonë për 2021:
- Donatorët i kanë ngrirë fondet dhe presin që t’i kenë në dispozicion për qeverinë e re.
- Bie besimi i investitorit dhe konsumatorit vendas.
- Pasiguria e investitorit të huaj.
- Administrata fillon dhe ka performancë më të ulët, pasi fillon dhe hedh shikimin nga mazhoranca.
- Ata që vjedhin nxitojnë të vjedhin sa më shumë.
Malaj vuri theksin tek mungesa e paketave të ndihmave, duke thënë se ka pasur paketat më të ulta në rajon. Nga ana tjetër tha se qeveria ka treguar paaftësi për të thithur fondet për rindërtimin.
Lexo: Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021
“Aftësia absorbuese është gati zero”, tha ai duke shtuar se, e cilëson lajm pozitiv përfundimin e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që 40% e projektit do të financohet me grant nga BERZH.
Për fondet e akorduar për bujqësisë që konsiderohet një prej degëve më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, z. Malaj tha se mungon vizioni.
“Nuk zgjidhet problemi i bujqësisë nëse rritet apo jo buxheti, duhet vizion. Pas 8 vjetësh që nuk e ka hequr akcizën, tani e premton për 8 minuta gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.
Nga ana tjetër, z. Malaj tha se fokusimi i fondeve tek infrastruktura është me shumë risk për shkak të korrupsionit.
“Spanja, Portugalia dhe Greqia e kanë infrastrukturën deri në shtëpinë më të largët por vuajnë sot”, solli ai si krahasim.
“Aftësia absorbuese është gati zero sipas tij. Ai e cilëson lajm pozitiv përfundimin e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, që 40% e projektit do të financohet me grant nga BERZH.
Për fondet e akorduar për bujqësisë që konsiderohet një prej degëve më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë, z. Malaj tha se mungon vizioni.
“Nuk zgjidhet problemi i bujqësisë nëse rritet apo jo buxheti, duhet vizion. Pas 8 vjetësh që nuk e ka hequr akcizën, tani e premton për 8 minuta gjashtë muaj para zgjedhjeve”, tha ai.
Nga ana tjetër, z. Malaj tha se fokusimi i fondeve tek infrastruktura është me shumë risk për shkak të korrupsionit.
“Spanja, Portugalia dhe Greqia e kanë infrastrukturën deri në shtëpinë më të largët por vuajnë sot”, solli ai si krahasim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto