Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

projekt-buxheti

Ministria e Financave ka miratuar projektbuxhetin e 2021. Në një njoftim për shtyp, të martën, ministria njoftoi se ky projektbuxhet synon “rimëkëmbjen ekonomike të vendit”. Buxheti llogaritet të ketë një vlerë totale prej 479 miliardë lekë.

Objektivat kryesore, sipas ministrisë janë rritja e pagave për stafin mjekësor dhe mësuesit, rindërtimi i banesave, dhe masat parandaluese për Covid-19.

Lexoni: Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë tkurrjen më të madhe ekonomike në rajon

Qeveria ka parashikuar:

  • 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike.
  • 29, 5 miliardë lekë për procesin e Rindërtimit — 28 mld lekë në vitin 2021 për rindërtim, edhe 1.5 mld lekë financimin e bonusit të qirave.
  • 4.5 miliardë lekë për shëndetësinë — rritja e pagave të mjekëve me 40%, blerja e vaksinës Anti-Covid19, dhe masat parandaluese.
  • 3.5 miliardë lekë për arsimin — rritja e pagës së mësuesve me 15 % dhe financimi i paktit për Universitetin.
  • 1 miliard lekë për bujqësinë — heqja e aksizës së naftës për fermerët.

Qeveria parashikon për vitin 2021 nje rritje ekonomike prej 5.5 %, uljen e papunësisë në 12.2%, dhe rritjen e investimeve publike në 7.3% e PBB-së . Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së.

Tri reformat që do të mbështeten janë: Reforma në drejtësi, Reformën në administratën publike dhe Reformën e menaxhimit të financave publike.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale