TikTok ka në plan të punësojë rreth 3,000 inxhinierë gjatë tre viteve të ardhshme, kryesisht në Europë, Kanada dhe Singapor. Kështu ka deklaruar kompania të martën, në një prononcim për Reuters.
Ky vendim tregon se aplikacioni i famshëm për videot e shkurtra nuk ka hequr dorë nga planet e zgjerimit, pavarësisht diskutimeve mbi pronësinë e saj. Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar kompaninë kineze mëmë të aplikacionit “ByteDance” që të shesë TikTok-un në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e të dhënave personale.
“Për të mbështetur rritjen tonë të shpejt globale, ne planifikojmë të vazhdojmë të zgjerojmë ekipin global të inxhinierisë së TikTok-ut, duke përfshirë shtimin e afërsisht 3,000 inxhinierëve në Kanada, Europë, Singapor, si dhe në SHBA, gjatë tre viteve të ardhshme”,– tha një zëdhënës i TikTok-ut.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të mbeten një nga qendrat inxhinierike për kompaninë dhe do të punësojnë më shumë staf.
Janë rreth 1.000 inxhinierë që aktualisht punojnë për TikTok-un jashtë Kinës, gati gjysma e tyre me qendër në Mountain View, Kaliforni.
Një gjykatës do të shqyrtojë më 4 nëntor nëse qeveria amerikane do të ndalojë shkarkimet e TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA, një veprim që ByteDance ka paralajmëruar se do të ndalonte në mënyrë efektive përdorimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Lexoni: Facebook hedh në treg rivalin e Tinder në 50 vende të Evropës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.