Politika e re e Microsoft-it për punën në distancë është e shkëlqyer. Ja pse kompania juaj duhet ta “vjedhë” atë

Politika e re e Microsoft-it për punën në distancë është e shkëlqyer. Ja pse kompania juaj duhet ta “vjedhë” atë

Microsoft

Politika e re e Microsoft është e shkëlqyer sepse i shikon punonjësit e saj si individë. Dhe kjo është fuqizuese.

Microsoft kohët e fundit publikoi udhëzime të reja për punën në distancë dhe ka potencial të ndryshojë mënyrën e funksionimit të kompanisë për vitet e ardhshme.

Ndryshimi më i madh: bërja e punës nga shtëpia, të paktën një pjesë të kohës, standardi i ri i përhershëm. Gjithashtu standard është “fleksibiliteti i orarit të punës”, i cili u jep punonjësve më shumë liri për të zgjedhur orët dhe ditët kur ata punojnë, së bashku me kohën e fillimit dhe mbarimit të ditës së tyre të punës.

Lexoni: Thëniet e Mohamed Ali “zgjuan sipërmarrësin” brenda meje

Njoftimi i Microsoft, të cilin mund ta lexoni të plotë këtu, është një punë e shkëlqyer për të udhëhequr me empati. Por do të doja të theksoja një fjali të vetme, sepse zbulon një çelës kryesor për t’i mbajtur punonjësit më të lumtur dhe më produktivë:

“Duke ecur përpara, ne kemi qëllim të ofrojmë sa më shumë fleksibilitet të jetë e mundur për të mbështetur stilet individuale të punës, ndërsa ekuilibrojmë nevojat e biznesit dhe sigurohemi që ne të jetojmë kulturën tonë.”

Ne mund ta përmbledhim bukurinë e kësaj politike vetëm në gjashtë fjalë:

Ofroni sa më shumë fleksibilitet të jetë e mundur. (Offer as much flexibility as possible)

Këto gjashtë fjalë mbështesin një strategji të shkëlqyer të biznesit të bazuar në inteligjencën emocionale, aftësinë për të bërë emocionet të funksionojnë pro jush, në vend që të funksionojnë kundër jush. Le të zbërthejmë pse çdo kompani duhet ta zbatojë atë.

Pse fleksibiliteti është i paçmueshëm?

Për të kuptuar pse politika e re e Microsoft është kaq e shkëlqyer, duhet të pranoni një të vërtetë themelore:

Punonjësit tuaj nuk janë vetëm punëtorë, ata janë individë. Njerëz të vërtetë me stile, shije dhe preferenca të ndryshme pune. Kjo vlen si për çështjen e punës në distancë, ashtu edhe për çdo gjë tjetër.

Lexoni: Cilat janë rreziqet që shqetësojnë më shumë sipërmarrësit e suksesshëm në vitin 2020?

Për shembull, një punonjës mund të preferojë të punojë nga shtëpia, kështu që mund t’i marrë lehtësisht fëmijët nga shkolla. Një tjetër, gjithashtu me fëmijë, mund të preferojë të punojë në zyrë për një arsye të kundërt – sepse do të largohet nga kaosi i shtëpisë.

Ose, kini parasysh një punonjës që jeton vetëm. Nëse është introvert, ai mund të preferojnë të punojnë nga shtëpia ku nuk është i detyruar të ketë shumë kontakt me të tjerët dhe mund të përqendrohet në punën e tij. Në të kundërt, një person më ekstrovert mund të preferojë të vijë në zyrë, ku mund të ketë kontakte shoqërore dhe të shijojë bashkëpunimin me kolegët.

Sigurisht, ka shumë punonjës që preferojnë një qasje hibride, me zgjedhjen për të punuar në zyrë ose në shtëpi, në varësi të rrethanave ose thjesht se si ndihen në ditë të caktuara.

Pra, si t’i mbani të lumtur të gjithë këta punonjës?

Ofroni sa më shumë fleksibilitet të jetë e mundur.

“Fleksibiliteti mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për secilin prej nesh dhe ne e pranojmë se nuk ka një përkufizim fiks, duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e roleve, kërkesave të punës dhe nevojave të biznesit që kemi në Microsoft”, shkruan Kathleen Hogan, drejtoreshë e burimeve njerëzore në Microsoft.

Me fjalë të tjera, ju i trajtoni punonjësit tuaj si të rritur dhe u jepni atyre lirinë për të bërë zgjedhjen më të mirë për ta – dhe i lejoni ata të marrin përgjegjësinë për ato zgjedhje.

Megjithatë, kur miratoni këtë politikë, është e rëndësishme që ju të mos i krahasoni vazhdimisht punonjësit tuaj. Menaxherët do të tundohen të shikojnë sipërfaqen, duke gjykuar punonjësit e “shtëpisë” si më shumë ose më pak produktivë sesa punonjësit e “zyrës”.

Por mos harroni: Këta nuk janë vetëm punonjës, ata janë njerëz. Secili është një individ, me një personalitet unik. Një grup unik i pikave të forta dhe të dobëta. Një grup unik rrethanash.

Duke i ofruar secilit individ fleksibilitet, d.m.th., mundësi për t’iu përshtatur rrethanave të tyre, ju i siguroni atyre mjedisin që i lejon ata individë të bëhen versioni më i mirë i vetvetes. Dhe kjo është fuqizuese.

Pra, për të gjithë ju kompanitë, që përpiqeni të kuptoni politikën tuaj të punës në distancë, hidhini një sy politikës së Microsoft dhe:

Ofroni sa më shumë fleksibilitet të jetë e mundur.

Duke vepruar kështu, ju do të përdorni inteligjencën emocionale për të ndërtuar marrëdhënie më të forta me stafin tuaj. Ju do t’u jepni atyre lirinë që ata dëshirojnë dhe kanë nevojë. Ju do t’u vërtetoni se i shihni ata jo vetëm si punonjës, por si individë.

Dhe kjo do t’i vërë njerëzit – dhe kompaninë tuaj – në pozicionin më të mirë për të pasur sukses.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0