9 thënie për jetën nga gjeniu Leonardo da Vinci

9 thënie për jetën nga gjeniu Leonardo da Vinci


Rilindasi i vonë kishte një shumëllojshmëri talentesh dhe kontributi i tij i madh për njerëzimin u shënua me veprën “Mona Lisa”.

Nga studimet e tij të anatomisë në zhvillimet e tij inxhinierike që krijojnë ura për qytetet, edhe sot, pothuajse 500 vjet pas vdekjes së tij, da Vinci ende po bën histori. Në 2017, një pikturë e hershme nga da Vinci u zbulua dhe u shit në ankand në Christie për 450.3 milionë dollarë, shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një pikturë në ankand.

Këto janë nëntë thënie nga da Vinci për t’ju hapur sytë dhe për të kuptuar botën rreth jush.

Lexoni: Leonardo da Vinçi, modeli i gjeniut që mund të përdorim sot

Për zhvillimin

“Mësimi nuk e lodh asnjëherë mendjen.” – Leonardo da Vinci

Për eksperiencën

“Mençuria është bija e eksperiencës.” — Leonardo da Vinci

Për suksesin

“Jeta është shumë e thjeshtë: Ti bën disa gjëra. Shumica dështojnë. Disa funksionojnë. Ti më pas bën më shumë gjëra që funksionojnë. Nëse ja del mirë, të tjerët fillojnë të kopjojnë nga ty. Më pas ti bën diçka tjetër. Hileja është të bësh diçka tjetër.” — Leonardo da Vinci

Për mentalitetin

“Më pëlqejnë ata që arrijnë të qeshin edhe kur kanë probleme, që gjejnë forcë te shqetësimet dhe rriten duke reflektuar.” — Leonardo da Vinci

Për punën

“Kam kuptuar se njerëzit që kanë arritur diçka rrallë rehatohen për t’i lënë gjërat të ndodhin vet. Ata ngrihen dhe i bëjnë gjërat të ndodhin.” — Leonardo da Vinci

Për motivimin

“Të dish nuk mjafton, ne duhet të aplikojmë. Të kesh dëshirë nuk mjafton, ne duhet të bëjmë.” — Leonardo da Vinci

Për kohën

“Koha qëndron mjaftueshëm për këdo që di ta përdorë mirë atë.” — Leonardo da Vinci

Për fuqizimin

“Kënaqësia më e madhe është kënaqësia e të kuptuarit.” — Leonardo da Vinci

Për përvojën

“Përvoja nuk gabon kurrë; vetëm gjykimet e tua gabojnë duke i premtuar vetes për efektet që nuk janë shkaktuar nga përvoja e mjaftueshme”. — Leonardo da Vinci

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0