9 shprehje për të përballuar stresin më mirë - Business Magazine Albania

9 shprehje për të përballuar stresin më mirë


Pavarësisht sa të qetë të jeni, jeta mund të bëhet stresuese. Dhe kur stresi ju rrethon, edhe për ata që duket se përpiqen ta menaxhojnë atë, mund të jetë një situatë e vështirë.

Lexoni: 10 CITIME FRYMËZUESE NGA FEMRA FRYMËZUESE BIZNESI

Për t’ju ndihmuar të arrini paqen shpirtërore më shpejt, këtu janë 9 quotes që BusinessMag sjell për ju:

“Brenda jush, ka një qetësi dhe një vend të shenjtë, në të cilin mund të tërhiqeni në çdo kohë dhe të jeni vetvetja.” – Hermann Hesse

“Qetësia është djepi i fuqisë”. – Josiah Gilbert Holland

“Vendosni paqen e mendjes si qëllimin tuaj më të lartë dhe organizoni jetën tuaj rreth këtij qëllimi.” – Brian Tracy

“Të bësh diçka produktive është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin emocional. Bëni që mendja juaj të realizojë diçka që është produktive.” – Ziggy Marley

“Rregulli numër një është, mos djersisni për gjërat e vogla. Rregulli numër dy është, çdo gjë është e vogël.” – Robert Eliot

“Arma më e madhe kundër stresit është aftësia jonë për të zgjedhur një mendim mbi tjetrin.” – William James.

“Ditën kur do të hiqni dorë nga gjërat që ju rëndojnë, do të jetë dita kur jeta juaj do të fillojë bëhet më e ndritshme.” – Katrina Mayer

“Merrni frymë thellë. Hiqni dorë nga gjërat që ju stresojnë dhe kujtojini vetes se ky moment është i vetmi për të cilin duhet të keni siguri.” – Oprah Winfrey

“Sa më të qetë të jeni, aq më i madh është suksesi, ndikimi i tij, fuqia e tij për mirë. Qetësia e mendjes është një nga xhevahirët e mençurisë.” – James Allen

Lexoni: Thënie për suksesin nga CEO me influencë

burimi: success.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0