9 mënyra natyrale se si të eleminoni ankthin dhe stresin - Business Magazine Albania

9 mënyra natyrale se si të eleminoni ankthin dhe stresin

Nga Anila Bashllari, life Coach.

Sapo isha çertifikuar si life coach (Maj 2013) dhe diçka ndodhi. U shqetësova dhe po e ndaja shqetësimin me djalin tim tek i cili gjej gjithmonë paqe…Pasi më dëgjoi me vëmendje më tha: “Mam, por ti je life coach dhe duhet të dish se si të menaxhosh situata të tilla”. Edhe pse u ndjeva si në faj, mendova që edhe unë jam njeri si gjithë të tjerët dhe natyrisht nuk jam imune ndaj situatave stresante…Në fakt kjo është një pjesë e vërtetë e formulës dhe pjesa tjetër lidhet me trajnimin e mëndjes se si të menaxhojmë situata me të cilat përballemi në të përditshmen tonë.

Në ditët e sotme është e pamundur të shmangësh situata që të stresojnë, por e kemi të mundur të dimë të menaxhojmë veten se si t’i përgjigjemi situatave të tilla. Në këtë artikull do ndaj 9-të teknika natyrale që unë përdor në të përditshmen time për të menaxhuar nivelin e ankthit dhe stresit, të cilët shfaqen së bashku në 75% të rasteve sipas studimeve të imazherisë së trurit nga klinika Amen.

1. Ushqimi
Ushqimi ka një rëndësi të veçantë për mirëqënien tonë të përgjithshme, por në veçanti për shëndetin e trurit. Ka një rëndësi të veçantë të kemi një balancë ushqimore duke u kujdesur veçanërisht në konsumin e perimeve dhe frutave (këto të fundit të moderuara ndërsa perimet – gjithë spektrin – mund t’i konsumojmë pa e vrarë mëndjen shumë. Natyrisht pasi kemi bërë edhe një test të tolerances ushqimore dhe tipit metabolik).
Siç e kam ndarë edhe me ju në youtube, unë e filloj ditën me “lëngun e jetës” i cili ka në bazë perime dhe mollë jeshile (mund të shikoni videon ne fb apo youtube tek anilabashllari) dhe më pas konsumoj një mëngjes të shëndetshëm: 1 vezë të zier, ¼ avocado, pak djathë, 2-3 kokrra pomodorini dhe një fetë bukë integrale (kjo e fundit jo gjithmonë).
Pra konsumoni shumë perime, fruta në mënyrë të moderuar, eleminoni ushqimet e gatshme dhe ato me konservantë. Rekomandohet konsumi i peshkut dhe shpezëve nëse keni metabolizëm proteinik por ajo çfarë është e rëndësishme është monitorimi i vetes dhe se si ndiheni. Ajo ju përcakton edhe sasinë dhe përbërjen e ushqimit që konsumoni.
Shpesh herë përdor letër lakmusi për të monitoruar nivelin e aciditetit në trup, dhe nëse trupi është acid rris konsumin e produkteve alkalinë (kryesisht janë perimet dhe frutat).

2. Frymëmarrja
Fryma është nyja që ne na lidh me jetën por shumica nuk e kanë kuptuar rëndësinë e saj dhe po ashtu nuk dinë të marrin frymë – unë kam trajtuar specifikisht temën e frymëmarrjes tek programi Life 2.0 dhe Mendësia për sukses.
Frymëmarrja ndikon në qartësimin e mendjes, qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e trurit dhe trupit, në uljen e stresit dhe krijimin e një harmonie në trupin tonë, largimin e vartësive nga ushqime të caktuara, eleminimin e djersitjes apo afsheve gjatë menopauzës, një gjumë më të qetë etj.
Sot informacioni është një klikim larg jush. Në youtube mund të gjeni video të ndryshme mbi frymëmarrjen.
Së shpejti do përgatis një video me një teknikë të frymemarrjes e cila më qetëson menjeherë si dhe më qartëson mendimet.

3. Ushtrimet
Tashmë rëndësia e ushtrimeve dhe lëvizjeve fizike është kuptuar pothuajse nga të gjithë, por vështirësia nuk qëndron tek kuptimi por tek angazhimi për të vepruar.
Jo të gjithë e pëlqejnë palestrën por sot ka forma dhe mënyra nga më të ndryshmet për t’u ushtruar edhe në kushtet e shtëpisë. Personalisht ushtrohem çdo ditë, minimalisht 30 minuta dhe në kushtet e shtëpisë duke ndjekur programe për moshën time online.

4. Terapia Ozone
Situata e pandemisë ishte ndër më të vështirat që njerëzit u përballën pas luftës së dytë botërore, situatë e cila bëhej edhe më e vështira nga përballja me diçka të “padukshme”.
Kjo terapi është njohur prej kohësh por siç e theksova pandemia e nxorri në pah. Kjo terapi bazohet mbi krijimin e O3, ose ozone që njihet si oksigjen aktivizuar, që ka në përbërje 3 molekula oksigjeni. Kjo terapi është përdorur prej fillimit të shekullit të 20-të dhe është përdorur në vende si Rusia, Italia, Gjermania, Kuba, Meksika etj. Është e aprovuar edhe në disa shtete të SHBA. Njihet si një terapi tepër e sigurtë dhe aplikohet në qëndra ku stafi është i specializuar në përdorimin e tij. Gjatë pandemisë është përdorur edhe në kushte të shtëpisë me pajisje të prodhuara për përdorim personal.

Disa nga përfitimet e terapisë ozone

Përmirësimi i sistemit imunitar
Antibakterial, Antifungal dhe Antiviral
Ndihmon në rikuperimin e qelizave të dëmtuara të trurit
Ul riskun e përsëritjes së goditjeve të zemrës
Ndihmon në detoks të trupit
Shëron plagët kronike
Lehtëson dhimbjet
Oksigjenim të qelizave të trupit
Një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme
Së pari konsultohuni me mjekun tuaj për gjendjen tuaj shëndetësore.

5. Menaxho mendimet negative
Një nga arsyet kryesore pse ndiejmë ankth apo stres janë edhe mendimet negative. Nuk është e lehtë të mendosh pozitivisht pasi truri ynë është i dizenjuar për t’u fokusuar tek problemet dhe çfarë nuk funksionon. Por ne kemi mundësi ta trajnojmë trurin duke u fokusuar tek pozitivja dhe çfarë funksionon në jetën tonë. Dhe një nga teknikat që na ndihmon në këtë drejtim duke ulur ndjeshëm nivelin e ankthit dhe stresit është edhe ditari i mirënjohjes, për të cilin mund të lexoni mue poshtë.

6. Mbaj ditarin e mirënjohjes
Për ditarin e mirënjohjes për herë të parë kam dëgjuar coaching tim personal në vitin 2013, kur më sugjeroi të shkruaj çdo ditë për çfarë isha mirënjohëse. Për kortezi iu përgjigja ok por natyrisht nuk e fillova pasi më dukej diçka qesharake. Por një ditë vendosa ta filloj thjesht nga kurioziteti dhe prej Maj 2013, Ditari i Mirënjohjes është pjesë e ritualit tim të përditshëm. Nëse ndonjeherë gjërat nuk më shkojnë siç duhet, menjëherë kujtohem që kam neglizhuar të shkruaj çdo darkë në ditarin tim. Kjo tashmë njihet si një teknikë tepër efikase për të zhvendosur fokusin nga mendimet negative tek pozitive. Studime të caktuara tregojnë që nëse e zbatoni qoftë edhe për 7 ditë rrjesht do të shikoni ndryshime ne mendimet tuaja, duke u ndjerë më mire për shkak të mendimeve positive.

7. Meditimi

Që përfitimet nga meditimi janë shumë të mëdha nuk ka më debate dhe diskutime. Shumë universitete dhe qëndra kërkimore e kanë studiuar tashmë dhe një nga përfitimet e meditimit është edhe ulja e ankthit dhe stresit. Sipas Universitetit Johns Hopkins rreth 30 minuta meditim në ditë ndikon në përmirësimin e simptomave të ankthit dhe depresionit. Për më shumë informacion mund të lexoni: https://www.hopkinsmedicine.org/news/media/releases/meditation_for_anxiety_and_depression
E di që një pjesë e juaja do të justifikoheshin që nuk kanë kohë 30 minuta në ditë për meditim. Përgjigja e parë që më vjen në mëndje është që nëse nuk ke kohë sot për mirëqënien tënde, do të kesh nesër dyerve të mjekëve!!!

Lexo: Suksesi – një koncept i huazuar

Më ndiqni në artikullin e rradhës dhe do ndaj një teknikë 1 minutëshe por që sjell një qetësim të menjëhershëm të ankthit dhe stresit.

8. Frekuencat shëruese
Të parët tanë e kishin kuptuar prej shekujsh që tingulli ka një ndikim të madh në dimensioned tona njerëzore.
Po çfarë janë këto frekueca shëruese? Frekuecat shëruese janë tinguj të caktuar që përdoren si pjesë e terapisë për të ndikuar valët e trurit në shërimin e dimensioneve tona njerëzore dhe specifikisht në pagjumësinë, ankthin, depresionin dhe çrregullime të tjera të sistemit nervor (mbështetur nga shumë studime shkencore të dekadave të fundit).

“Nëse doni të gjeni sekretet e universit, mendoni në terma të energjisë, frekuencave dhe vibrimit..”
— Nikola Tesla

9. Teknika OM
Një teknikë shumë e njohur në Yoga është edhe teknika Om ose Chanting, e cila nuk është thjesht një tingull por konsiderohet “vala” e universit. OM është një tingull i fuqishëm që gjendet brenda nesh dhe konsiderohet një praktikë “e shenjtë” në Hinduism, Budism, Sikhism dhe Jainism. OM quhet tingulli i parë i universit. Ju mund të këndoni OM në heshtje apo me zë të lartë. Ka shumë përfitime nga kjo teknikë, dhe një prej tyre është pakësimi i stresit dhe ankthit.

Këto janë mënyra natyrale për të reduktuar ankthin dhe stresin, por nuk përfaqësojnë një zëvendësim për trajtimin mjekësor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0