Nuk të duhen shumë para për të qenë i pasur në kohë, ja ku duhet të nisësh! - Business Magazine Albania

Nuk të duhen shumë para për të qenë i pasur në kohë, ja ku duhet të nisësh!

Nuk të duhen shumë para për të qenë i pasur në kohë, ja ku duhet të nisësh!

Është e vërtetë që paratë mund ta bëjnë më të lehtë ndjesinë e pasurisë së kohës, përmes pagesës së shërbimeve që kursejnë kohë, si pastrimi i shtëpisë, kujdesi për fëmijët apo blerjet online. Por sipas Sethi-t, ky nuk është një kusht i domosdoshëm.

“Paratë kanë rol, por nuk janë gjithçka,” shprehet ai. “Nëse nuk ke mundësi të bësh udhëtime të shpeshta apo pushime të gjata, kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndihesh i pasur në kohë. Pyetja është: a mund të gjesh 10–15 minuta në ditë për diçka që e shijon vërtet?”

Edhe momentet më të vogla të kënaqësisë, një pushim i shkurtër pasditeje, një shëtitje e qetë, një ritual i vogël personal, mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

Kur është e mundur, ai këshillon të investosh për të blerë kohë, jo gjëra. Të paguash dikë për një punë që nuk të pëlqen, në mënyrë që ato orë t’i kalosh me familjen, partnerin apo miqtë. Studimet tregojnë se shpenzimi i parave për shërbime që kursejnë kohë lidhet drejtpërdrejt me rritjen e kënaqësisë nga jeta. Profesori i Harvardit dhe eksperti i lumturisë Arthur C. Brooks ka theksuar se, kur i heq vetes barrën e punëve të lodhshme, fiton më shumë kohë për marrëdhënie dhe përvoja që të bëjnë realisht të lumtur.

Lexo edhe:Oferta publike dhe mbrojtja e aksionarëve, çfarë parashikon drafti i ri ligjor për kapitalet

Pasuria e vërtetë matet me kohën

Sondazhe të fundit tregojnë se shumica e njerëzve janë të gatshëm të paguajnë më shumë për shërbime që u kursejnë kohë. Megjithatë, një pjesë e tyre pranon se ndonjëherë shpenzon më shumë sesa mund të përballojë. Mesazhi i Sethi-t është i qartë: pasuria e kohës nuk lidhet domosdoshmërisht me sa fiton, por me sa vetëdije i bën zgjedhjet e tua. Edhe pak minuta të mbrojtura çdo ditë mund ta ndryshojnë mënyrën se si e përjeton jetën.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0