Suksesi – një koncept i huazuar - Business Magazine Albania

Suksesi – një koncept i huazuar

Nga Anila Bashllari

Idetë se çfarë do të thotë të jesh i suksesshëm nuk janë tonat. Ne i marrim këto ide nga prindërit, miqtë, shoqëria… Po ne vetë? Sa shpesh e pyesim veten, e analizojmë realitetin sipas lenteve tona për të kuptuar se çfarë vërtet do të thotë sukses për ne? Sukses do të thotë të jetosh një jetë të përmbushur, të lumtur, me një ose disa qëllime për të arritur.

Ne duhet të jemi autorët e vërtetë të ambicieve tona, dhe jo ajo çka dikton shoqëria me reklamat e pafundme, librat këshillues apo histori të ndryshme suksesi. Koncepti i suksesit është shoqëruar gjithmonë me karrierën dhe profesionin, duke lënë në hije jetën personale të individit. Por, në kohë kur koncepti i “career burnout” është kthyer në sëmundje dhe problem për shumë kompani, suksesi si koncept po zgjerohet përditë e më shumë. Ne e ndjekim suksesin dhe lumturinë pambarim, sepse sapo arrijmë sukses në diçka – pritshmëritë tona rriten në disa shkallë më lart – dhe ne asnjëherë nuk mendojmë se jemi të suksesshëm.

Ne e mendojmë suksesin si diçka të madhe, gjithmonë e më të madhe. Sukses do të thotë të kesh një familje të lumtur, të përfundosh shkollën me rezultate të mira (pa menduar se sa i suksesshëm do të jesh në të ardhmen), të kontribuosh për komunitetin tënd me punë vullnetare, të kesh një biznes të vogël fitimprurës, të jesh një lider i drejtë në kompaninë ku punon.. Sukses quhet edhe një ese e shkruar mirë, një notë e mirë në provim.

Një formulë e re për suksesin

Filozofi Alain de Botton thotë se ne e matim suksesin e të tjerëve duke analizuar botën e tyre materiale. Bota e jashtme, materiale, mund të tregojë se sa një person është i lumtur apo i kënaqur me jetën vetëm 10%, ndërsa pjesën tjetër e tregon mënyra sesi truri ynë e sheh botën dhe realitetin.

Nëse deri tani formula e suksesit ishte: Puno shumë – Arrij Suksesin – Arritje e Lumturisë, sot raportet po përmbysen. Sepse njerëzit janë gjithmonë më të suksesshëm kur janë të lumtur, dhe jo e anasjellta. Ne duhet të përmbysim formulën e lumturisë dhe suksesit, duke vënë lumturinë tonë si primare dhe si mjet për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Vetëm atëherë kur të jemi të përmbushur shpirtërisht, do të kemi energjinë e nevojshme, vullnetin dhe forcën për të ndërtuar karrierën që duam.

Lexo: 5 veprimet e lidershipit për të motivuar ekipin tuaj për performancë dhe efikasitet të lartë

Të qënit i suksesshëm jo gjithmonë na bën të lumtur.

Të qënit i lumtur mund të na bëjë shumë të suksesshëm!

Çfarë e bën një profesion apo punë “të mirë”?

Në ditët e sotme, gjetja e një rruge në karrierë mbase mund të duket gjëja më e vështirë për shumicën e të rinjve, pasi alternativat për profesione të reja janë të shumta dhe kjo sjell konfuzion. Por, nga ana tjetër kjo mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për gjithë ne – për të ndërruar profesion, për të nisur diçka nga e para, për të zbuluar se çfarë mund të bëjmë më mirë. Sot, ne kemi informacion mbi çdo lloj profesioni dhe mjafton të njohim pak veten për të kuptuar nëse jemi të aftë të bëjmë punë të caktuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0