9 Idetë kryesore nga Konferenca e Marketingut Dixhital ALLWEB Albania 2018 - Business Magazine Albania

9 Idetë kryesore nga Konferenca e Marketingut Dixhital ALLWEB Albania 2018


E ardhmja është dixhitale, e duket sikur jemi një hap më pranë saj pas eksperiencës në konferencën më të madhe të marketingut dixhital Allweb Albania 2018.

Ishte një event fantastik, me ide inovative nga 11 folës, liderë të nivelit ndërkombëtar të fushës së marketingut dixhital, të cilët prezantuan strategjitë dhe praktikat më të mira të marketingut. Këto strategji kanë transformuar mënyrën e të bërit biznes, komunikimin dhe marrëdhënien me klientët.

Të gjithë folësit dhe të ftuarit në panel shpalosën para audiencës prej mbi 250 sipërmarrësish dhe ekspertë në fushën e marketingut, sekretet për të drejtuar biznese të suksesshme përmes marketingut dixhital.

Ja cilat ishin 9 idetë kryesore të AllWeb Albania 2018:

  • Kur hyjmë në botën e marketingun dixhital, nuk duhet të ndryshojmë vetëm mjetet, por edhe mënyrën e të menduarit.

Duhet të njohim më mirë klientët se si kërkojnë ata online, me çfarë fjalësh kërkojnë dhe në cilat kanale ata përdorin për të gjetur produktet e shërbimet tona. Synimi duhet të jetë që të pozicionohemi që në fillim të udhëtimit të tyre online, t’i edukojmë me arsye pse duhet të na zgjedhin ne, e t’u ofrojmë eksperiencën më të mirë online për ta bërë procesin sa më të lehtë për klientin për të realizuar blerjen. Shiko këtu videon: https://www.youtube.com/watch?v=KLYClDvwPEQ

  •  Në botën dixhitale, eksperienca që i ofrohet klientit është më e rëndësishme se produkti apo çmimi.

Tanimë nuk janë të rëndësishme vetëm produktet dhe çmimet –  fokusi po kalon tek eksperienca që i falet klientit online dhe offline. Sa “user-friendly” është platforma juaj dhe shërbimi do përcaktojë nivelin e kënaqësisë dhe besnikërinë e klientit. Kompanitë, të cilat po fokusohen si të përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm produktet e çmimet në treg, por edhe eksperiencën e shërbimin ndaj klientit po fitojnë avantazhe konkuruese dhe më shumë klientë në treg. Shiko këtu videon: https://www.youtube.com/watch?v=qErqKMjhvxI

/Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu

  • Si të krijoni content (përmbajtje) që tërheq vëmendjen e klientit?

Provokojini pozitivisht lexuesit me artikujt tuaj. Lidhuni emocionalisht me ta. Jini origjinal dhe surprizues. Jini argëtues. Shtoni vlerë dhe përshkruani një botë më të mirë duke e parë atë me sytë e klientit.

Ja disa pyetje që do t’ju ndihmojnë si të krijoni një stil unik dhe efektiv për një strategji të sukseshme të komunikimit dhe përmbajtjes:

  1. A keni një këndvështrim origjinal dhe a jeni të guximshëm me atë që thoni?
  2. A po thoni të vërtetën, me një stil unik dhe tërheqës?
  3. A është praktik për lexuesin?
  4. A i frymëzon ata të veprojnë dhe të ndërveprojnë me ju në mënyrë pozitive?
  5. A ndërton ai një imazh pozitiv dhe tërheqës për brandin e kompanisë?
  6. A e pëlqejnë lexuesit dhe a rrit ndërveprimin me ta?
  7. A i lidh lexuesit emocionalisht dhe a i shtyn ata të besojnë tek ju?
  8. A është një mesazh mbresëlënës për lexuesit, që do mbahet mend edhe pas një jave, një muaji apo një viti?
  9. Është i fokusuar tek ju, apo u shton vlerë lexuesve, duke u fokusuar vetëm tek ata dhe botëkuptimi i tyre?

Mes strategjive, mënyrave dhe zgjedhjeve, kryefjalë është “përmbatja/content”. Kjo vlen në të dy rastet, përmbajtje që i serviret klientit dhe informacion që kompania zotëron për tregun. Marjola Xhelili, përfaqësuese e Vodafone Albania, tha në prezantimin e saj se, “të dhënat janë mbreti, janë si vaji. Me to mund të përpunosh e të gatuash një produkt të mirë. Sa më shumë të dhëna të kemi, aq më të fuqishëm bëhemi.”

  • Filloni strategjinë e marketingut duke u nisur nga këndvështrimi i klientit.

Zbuloni botëkuptimin e tyre, mënyrat se si kërkojnë online, kanalet e komunikimit që përdorin, cilat janë problemet e tij, kërkesat dhe benefitet që ai kërkon nga produktet që ju shisni. Dhe më pas, krijoni një strategji marketingu me content-in e personalizuar për të zgjidhur nevojat dhe problemet e tyre, si dhe për ta pozicionuar brandin dhe produktet tuaja në plan të parë që në fillim të kërkimit të tyre online me SEO.

  • Fillo tani. Fillo me hapa të thjeshta.

Kjo ishte një nga shprehjet e Dan Ram, folësi që hapi konferencën plotë energji e që frymëzoi audiencën me prezantimin e tij.

Nuk duhet të presim derisa të ndërtojmë një platformë perfekte, apo të presim kushtet ideale për të filluar – sepse ato nuk do të jenë kurrë. Duhet të fillojmë me çka kemi tani, në mënyrë që të zhvillohemi për t’u bërë më të mirë nesër. Nëse kemi nje produkt apo ide biznesi në mendje, duhet ta nxjerrim atë në treg, apo t’ja komunikojmë disa njerëzve për të marrë feedback-un për të zbuluar realisht çfarë duhet përmirësuar për ta bërë konkuruese dhe fitimprurëse. Shiko këtu videon: https://www.youtube.com/watch?v=FDnHK01-dCw

  • Ju duhet të poziciononi brandin tuaj në mendjen e klientit që në hapat e parë të udhëtimit të tij online.

Si mund ta përmirësojmë rankimin në google për t’u pozicionuar në plan të parë? Përveç fushatave qe mund të realizoni me shërbimet e Google, ju mund të fokusoheni edhe tek nje strategji efektive tjetër. Krijoni përmbajtje për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve qe kanë klientët tuaj online. Duke zbuluar se çfarë ata kërkojnë më shpesh dhe me keyword-et përkatëse, ju mund të krijoni përmbajtje, artikuj dhe përgjigje FAQ e t’i publikoni në website-n tuaj.

Në këtë mënyrë, kur klientët kërkojnë ju do të jeni pozicionuar më mirë se konkurentët dhe do ta edukoni klientin me përmbajtjen tuaj. Duke ofruar të gjithë përgjigjet për pyetjet që kanë, ata do të fillojnë të pëlqejnë e të besojnë më shumë brandin tuaj, pasi pozicionoheni si autoritet në mendjen e tyre.

  • Fokusohuni tek nevojat e klientit, jo tek teknologjia që përdorni.

A jeni duke u ofruar klientëve zgjidhjen më të mirë për ta, pavarësisht teknologjisë që përdorni?

Në mënyrë që të krijojmë zgjidhjet më të mira, ne duhet të njohim shumë mirë teknologjinë dhe kanalet tona. Për këtë, pyetja e duhur nuk duhet të jetë:- Si ta bëjmë diçka? Por duhet të fillojmë duke pyetur:- “Pse është e rëndësishme ta bëjmë atë për klientin? Dhe me pas, në bazë të përgjigjes, duhet të fillojmë të zbulojmë zgjidhjen më të mirë për klientët tanë.  Shiko këtu videon: https://www.youtube.com/watch?v=N550ClnVCkA

  • Mendoni ndryshe për t’i parë gjërat ndryshe.

Futuni në mendjen e klientit e filloni të mendoni si ata. Cfarë mund t’i bëjë ata të rrisin vëmendjen tek brandi dhe produktet tuaja? Si mund të krijoni histori apo eksperienca unike për t’i bërë ata t’ju pëlqejnë, të kenë më shumë besim tek ju, tek produktet/shërbimet dhe tek brandi juaj?

Për ta bërë edhe me të lehtë këtë proçes, pyesni klientët tuaj, bëni një studim dhe vëzhgoni reagimet e tyre në mënyrën e sjelljes së tyre konsumatore. Kuptoni frikërat, problemet, dëshirat, dhe kërkesat e tyre të pa shprehura se si mund të përmirësoni edhe më shumë produktet, shërbimet dhe eksperiencën që i ofroni atyre online dhe offline.

  • Pyesni shpesh se, cila mund të jetë mënyra më e lehtë për t’i automatizuar veprimet tuaja.

Me ndihmëm e teknologjisë dhe aplikacioneve, ne jo vetëm mund të delegojmë më shumë, por mund t’i bëjmë veprimet edhe më efektive dhe inteligjente. Gjatë eventit, u prezantua edhe një rast i suksesshëm marketingu nga një kompani që shiste bluza me logo të kompanive. U prezantua hap pas hapi mënyra se si u krijua strategjia e marketingut me email, si u automatizua me sukses, dhe si u dërgua e personalizuar tek mijëra drejtues të kompanive. Arriti të kishte një impakt mjaft të lartë, pasi ishte jo vetëm me emrin e marrësit, por kishte logon e kompanisë së tij brenda në bluzën me imazh në tekstin e emailit, e cila krijonte një impresion të bukur tek ata që lexonin emailin.

 

Konferenca ALLWEB Albania 2018 u organizua edhe këtë vit nga agjencia e marketingut New Media Communications

/Artikulli u publikua më parë në faqen 20 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0