8 shërbime të sportelit të Qendrës Kombëtare të Biznesit mund të merren vetëm online. Këtu përfshihen edhe veprime si regjistrimi fillestar i biznesit apo aplikime për leje dhe licenca.
Këto shërbime do të merren nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.
Sipas Urdhrit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat e regjistrimit, licencimit dhe publikimit në mënyrë elektronike” nga 1 Janari i këtij viti ju mund të merrni vetëm përmes sportilit elektronik këto shërbime të QKB-së:
- Aplikim për regjistrim fillestar dhe ndryshim të të dhënave të regjistrimit të personit fizik; shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta; shoqërive aksionare (sha); të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja.
- Aplikim për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raportit të auditimit.
- Aplikim për regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike.
- Kërkesë për lëshim ekstrakti të thjeshtë/historik.
- Certifikatë regjistrimi.
- Aplikim për pajisje me leje/licencë
- Lëshim tituli
- Revokim vullnetar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto