8 mësime se çfarë do të thotë të zgjerosh ose të nisësh një biznes të ri këto kohë - Business Magazine Albania

8 mësime se çfarë do të thotë të zgjerosh ose të nisësh një biznes të ri këto kohë

8 Mësime se çfarë do të thotë të zgjerosh ose të nisësh një biznes të ri këto kohë

Shpesh diskutohet për zgjidhje të reja inovative që mund të çojnë në rritjen e biznesit tuaj aktual ose hapjen e një biznesi të ri. Fatkeqësisht, duhet shumë më tepër se një ide inovative për të nisur një biznes të suksesshëm sot. Disa nga elementët shtesë janë kritikë dhe shpesh anashkalohen në pasionin tuaj për të ecur përpara shpejt.

Në këtë artikull janë të mbledhura në një listë atribute të reja të biznesit që shkojnë përtej idesë ose zgjidhjes fillestare, të cilat shpesh janë shumë kritike për suksesin afatgjatë. Dhe që duket se shpesh anashkalohen në pasionin e momentit ose nxitimin për të filluar:

1. Synoni risi drejt problemeve reale të klientëve

Vetëm zgjidhjet dhe shpikjet nuk bëjnë biznes. Gjeni prova të tregut të klientëve  që janë të gatshëm të paguajnë për një zgjidhje. Në fakt, rekomandohet që së pari të kërkoni për problemin, në vend që të krijoni një zgjidhje në kërkim të një problemi. Jini të fokusuar te klientët, jo të fokusuar tek teknologjia.

2. Ju jeni po aq i rëndësishëm sa ideja juaj inovative

Duhet personi i duhur për të zbatuar një ide, sado e mrekullueshme të jetë ajo në vetvete. Ju mund të jeni ai person nëse tregoni dhe praktikoni përkushtimin, vendosmërinë dhe një plan të vërtetë dhe tregoni se nuk dorëzoheni kurrë.

Lexo edhe: 3 taktika efektive të angazhimit për të ndihmuar bizneset e vogla të krijojnë lidhje autentike me klientët

3. Mblidhni burimet e nevojshme për biznesin

Një novator i vetëm mund të parashikojë apo edhe të ndërtojë një prototip inovativ, por duhet një ekip për të ndërtuar zgjidhjen në një biznes. Ju duhet të krijoni një ekip dhe partnerë të përkushtuar dhe të angazhuar për marketing dhe shitje, si dhe prodhim dhe shpërndarje.

4. Zgjidhni një model biznesi që do të fitojë në treg

Ju nevojitet një model biznesi që ofron një kthim fitimi të mirë për ju dhe ekipin tuaj, rritje afatgjatë dhe vlerë për klientin tuaj dhe që ju dallon nga konkurrentët. Shitja nën kosto nuk e bën këtë, as dhënia falas dhe shpresa për ta kompensuar atë në vëllim. Kushtojini vëmendje tregut.

5. Fokusohuni në infrastrukturën e nevojshme për inovacionin tuaj

Sipërmarrjet e reja me risi të mëdha, të quajtura zgjidhje “përçarëse”, të tilla si ardhja e automjeteve elektrike, kërkojnë ndryshime në teknologjitë mbështetëse, më shumë marketing për edukimin e klientëve dhe politika të reja qeveritare. P.sh Elon Musk e zbuti këtë duke i bërë patentat e tij të baterive të lira për të gjithë.

6. Përkushtohuni për një qëllim më të lartë sesa thjesht sukses financiar

Konstatohet se klientët e sotëm u përgjigjen me pasion dhe besnikëri më të madhe bizneseve që pretendojnë mbështetje të dukshme për një kauzë më të lartë, siç është ulja e varfërisë në botë ose ruajtja e mjedisit. Gjeni një qëllim më të lartë në ëndrrën tuaj që përputhet me vlerat tuaja dhe mund të përfitojë nga pikat tuaja të forta.

7. Kujdes nga joshja dhe kërkesat e përkrahësve të hershëm

Klientët që janë përkrahës të hershëm i duan gjërat e reja dhe ata gjithmonë duan më shumë veçori dhe opsione. Ky është një segment i vogël dhe mund t’ju bëjë të vazhdoni të shpenzoni dhe të lini në hije klientët e zakonshëm. Segmentoni tregun tuaj me kujdes dhe mos u çfokusoni.

8. Mos kini frikë të përshtateni siç mësoni vazhdimisht nga tregu

Sipërmarrësit e suksesshëm janë gjithmonë duke analizuar reagimet e tregut, janë të shkathët dhe janë të shpejtë për të bërë korrigjime ose për të ndryshuar drejtimin ose fokusin e tyre nëse gjërat nuk po funksionojnë. Ata rikuperohen shpejt pas një dështimi, mësojnë nga gabimet dhe nuk dorëzohen kurrë. Shumë startup-e dështojnë për arsye se heqin dorë shumë shpejt.

Ndërsa kostoja e fillimit të një biznesi të ri vazhdon të ulet, sfidat e tregut në fakt janë rritur, për shkak të aksesit në mbarë botën në internet dhe komunikimit të menjëhershëm që përshpejton ritmin e ndryshimit dhe teknologjisë. Për kënaqësinë tuaj dhe emocionet e suksesit, ia vlen të mendoni më gjerësisht për inovacionin tuaj përpara se të hidheni me të dyja këmbët në veprim.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0