8 Këshilla për gjetjen e emrit perfekt të Domain-it tuaj - Business Magazine Albania

8 Këshilla për gjetjen e emrit perfekt të Domain-it tuaj


Gjetja e emrit të përsosur të domain-it kërkon një përzierje të fleksibilitetit dhe të krijimtarisë.

Nëse ju jeni i zgjuar (dhe unë e di që ju jeni), instinkt juaj i parë është ndoshta të regjistroni emrin e domain-it me një shtrirje .Com. Me gati 30 vite në përdorim, ajo është bërë një nga domain-et më të gjithanshme, të besuara dhe të njohura në mbarë botën. Ekspertët bien dakord se një emër domain .com është më e preferuar se domain-et e tjerë.

Pra, si mund të përfitoni nga besueshmëria dhe njohja e menjëhershme që .com mund të ofrojë? Ka shumë mënyra për të gjetur emrat në dispozicion të domain-eve .com. Më poshtë janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë për gjetjen e domain-it.

1. Përdorimi i modifikimeve. Nëse ideja juaj fillestare për një emër domain-i është marrë, mendoni të shtoni një modifikim. Nëse emri i domain-it është për biznesin tuaj, konsideroni të shtoni fjalë që përshkruajnë atë që ju bëni apo të tregoni industrinë që ju punoni. Mundësitë janë të pafundme.

2. Përfshini vendndodhjen tuaj. Shumë biznese sot operojnë në nivel lokal dhe u shërbejnë hapësirave specifike gjeografike. Duke përfshirë këtë informacion në emrin e domain-it mund t’ju ndihmojë t’a bëni faqen tuaj më relevante për kërkim.

3. Shto fjalë kyçe. Hulumtimet e fundit nga Verisign dhe comScore zbuloi se të paturit e një fjale kyçe në emrin e domain-it mund të ndihmojë në marrjen e më shumë klikimeve. Kjo për shkak se përdoruesit e internetit kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të klikojnë mbi një emër domain-i që përfshin fjalën kyçe në kushtet e tyre të kërkimit, në krahasim me një emër domain-i që nuk përmban asnjë nga fjalët kyçe.

4. Provoni një mënyrë unike për të përshkruar markën e biznesit tuaj. Shumë kompani të suksesshme kanë dalë me emra të veçantë duke shtuar ose hequr një shkronjë nga një fjalë e përgjithme si Tumblr; duke kombinuar dy fjalë të zakonshme, ose bashkimi i dy fjalëve në një, si Facebook dhe Instagram; ose duke përdorur një fjalë të përbashkët në një kontekst të ri, si Yahoo.

5. Pyesni dhe mbani mend: Çfarë do të kërkonte një klient në një shfletues për të gjetur biznesin tim?

6. Përdorni një akronim. Kompanitë si AOL, IBM dhe BMW, të gjitha përdorin akronime në markat e tyre dhe emrat e tyre të domain-it.

7. Përdorni mediat sociale. Shumë njerëz dhe biznese e fillojnë udhëtimin e tyre në mediat sociale. Pse të mos e përdorni të njëjtin emër që keni vendosur në mediat sociale si Facebook dhe Instagram për domain-in tuaj?

8. Përdorni një mjet për sugjerim të emrit të domain-it. DomainScope kombinon disa nga këshillat më lartë në një mjet për të dhënë shumë mundësi në dispozicion për emrin e domain-it. E gjithë ajo që ju duhet të bëni është të shkruani fjalë kyçe të interesit dhe një listë e opsioneve përkatëse do të gjenerohet automatikisht për ju që të zgjidhni.

Duke përdorur këshillat më lart dhe me pak kreativitet ju do të jeni në gjendje të gjeni emrin e domian-it. Mbani mend se gjetja e emrit të domain-it është një hap i rëndësishëm që tregon historinë tuaj apo historinë e biznesit tuaj.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0