8 gjërat që bëjnë njerëzit e lumtur dhe të suksesshëm - Business Magazine Albania

8 gjërat që bëjnë njerëzit e lumtur dhe të suksesshëm


Njerëzit e suksesshëm jetojnë me një sërë rregullash ndryshe. Njerëzit e suksesshëm të frymëzuar nga një mision përpiqen të lënë pas një trashëgimi. Në jetë duhet të jepni dhe më pas të prisni që të merrni, pa dhënë nuk keni çfarë të merrni.

Dhe kur të jepni, fusni në lojë rregullat e reciprocitetit. Duke thënë këtë, do t’ju duhet që të jetoni jetën sipas një qëllimi më të lartë. BusinessMag iu sugjeron këto 8 strategji, të cilat duhet t’i filloni që sot.

Lexoni: 7 Zakonet e këqija që njerëzit e suksesshëm nuk i kanë

1. Vendoseni veten në “këpucët e dikujt tjetër”

Empatia dhe dhembshuria janë gjëra që mund të zhvillohen dhe fillojnë me të menduarit rreth rrethanave të njerëzve të tjerë, duke kuptuar dhimbjen dhe fustrimin e tyre dhe duke ditur se ato emocione janë po aq reale sa tonat. Kjo ju ndihmon të zhvilloni perspektivën dhe t’ju hapë rrugën për të ndihmuar të tjerët, gjë që gjithashtu rrit ndjenjën e mirënjohjes.

2. Jini kuriozë

Në një shprehje të famshme, Albert Einstein shpjegoi gjeniun e tij, kur ai tha: “Unë nuk kam talent të veçantë, unë jam thjesht një kurioz i pafund”. Siç rezulton, kurioziteti është një cilësi jashtëzakonisht e dobishme dhe ne mund ta përdorim në avantazhin tonë. Disa studime tregojnë se njerëzit kurioz kanë marrëdhënie më të mira dhe lidhen më mirë me të tjerët. Në të vërtetë, njerëzit e tjerë tërhiqen më lehtë dhe ndihen më afër individëve që shfaqin kuriozitet.

3. Gjeni qëllimin tuaj të vërtetë

Kujtoni shpesh se qëllimi i jetës suaj nuk është që të punoni 10 orë në ditë, pesë ditë në javë për 30 vjet, pastaj të dilni në pesion. Qëllimi juaj i vërtetë duhet të jetë për të zbuluar thirrjen tuaj dhe pse-në e rrugëtimit tuaj. Në fund, trashëgimia juaj u mbetet këtyre dy pyetjeve:
• Çfarë ndikimi kam patur në jetën e të tjerëve?
• Kujt i kam shërbyer duke ia bërë jetën më të mirë?

4. Praktikoni durimin

Durimi është një virtyt që ju ndihmon të relaksoheni dhe të rishikoni zgjedhjet tuaja kur gjërat janë jashtë kontrollit. Durimi ndihmon në ndërtimin e vetëkontrollit; ju do të filloni të shikoni pafajësinë në njerëzit e tjerë gjatë atyre momenteve vërtetë zhgënjyese të jetës.

Lexoni: Fëmijët më të suksesshëm marrin këto 8 dhurata nga prindërit e tyre

5. Mësoni nga shpirtrat më të zgjuar

Njerëzit më të zgjuar e shohin veten si peshq të vegjël në pellgun e madh të jetës. Ata zgjerojnë rrjetet e tyre dhe kërkojnë lidhje për të mësuar gjëra të reja. Kush janë njerëzit që po kërkoni? Ftojini për një kafe dhe bëni pyetje rreth gjërave që do t’ju ndihmojnë të rriteni. Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë më të mirë, por ai person do të vlerësojë mundësinë që i keni dhënë.

6. Ndërtoni vetëdijen tuaj

Ndërgjegjësimi ndodh kur zgjedhim të shohim dy anët e një çështjeje duke parë në ndjenjat tona dhe ato të të tjerëve për një rezultat tjetër. Kjo na ndihmon të përgjigjemi në vend që të reagojmë ndaj njerëzve të tjerë. Duke ridrejtuar mendimet negative dhe duke theksuar ato pozitive, ju mund të jeni real dhe të krijoni marrëdhënie ndërpersonale shumë më të mira.

7. Jini më spontan

Shtoni spontanitetin në jetën tuaj duke bërë atë që mendoni se është e nevojshme për një jetë të shëndetshme. Nëse jeni në punë, bëni pushime të rregullta: Shtriquni, ushtroni frymëmarrjen, shkoni për një shëtitje jashtë, merrni një sy gjumë 15 minuta, luani një lojë ose thjesht shijoni veten. Dhe javën e ardhshme, mendoni për krijimin e një hobi të ri. Befasojeni veten!

Lexoni: Biznesi, mes një marrëdhënie të ndërthurur mentorimi

8. Pranoni dështimin dhe ecni përpara

Nëse jeni tipi i personit, i cili heq dorë shumë shpejt pas dështimit dhe nuk merr veten nga një pengesë, jeni duke humbur një nga mësimet më të mëdha të çdo personi të suksesshëm: Dështimi është pjesë e udhëtimit që do t’iu çojë drejt suksesit. Pranoni këtë fakt në mënyrë që kur dështimi troket dhe përpiqet t’ju trembë, ju e hidhni poshtë atë me besim dhe mësoni nga gabimet tuaja duke provuar përsëri një mënyrë tjetër.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0