74 raste të reja me koronavirus dhe 2 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3038. Dy qytetarë, një 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.
Të infektuarit e rinj janë 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në spital janë të shtruar 81 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 30 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 038 të infektuar,
– 81 viktima;
– 1744 të shëruar,
– 1213 të infektuar aktivë.
Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto