71 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1962. Genta Qirjako, nga ISHP njoftoi se një pacient 62-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pas disa ditësh nën trajtim intensiv.
Të infektuarit e rinj janë 31 raste janë në Tiranë, 12 në Shkodër, 5 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 6 në Fier dhe 4 në Pogradec, nga 1 në Kukës, Mirditë, Lezhë, 2 raste në Kamëz dhe 3 raste në Durrës.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por edhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve, që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e COVID-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto