7 shprehje që  ju ndihmojnë si të përballoni stresin - Business Magazine Albania

7 shprehje që  ju ndihmojnë si të përballoni stresin

Studimi: Ilaçi që mund të trajtojë depresionin e rëndë...

Menaxhimi i stresit është një nga sfidat më të mëdha në ditët e sotme dhe vetë stresi cilësohet si një prej burimeve më të forta të sëmundjeve. Më poshtë ju sjellim disa thënie, që ju nxisin të kuptoni dhe të vendosni një raport më të mirë me punët.

“Arma më e madhe kundër stresit është aftësia jonë për të zgjedhur një mendim mbi tjetrin.” – William James.

“Të bësh diçka produktive është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin emocional. Bëni që mendja juaj të realizojë diçka që është produktive.” – Ziggy Marley

“Qetësia është djepi i fuqisë”. – Josiah Gilbert Holland

“Vendosni paqen e mendjes si qëllimin tuaj më të lartë dhe organizoni jetën tuaj rreth këtij qëllimi.” – Brian Tracy

Lexo: A mund të ngjitet stresi në një ambient pune ?!

“Ditën kur do të hiqni dorë nga gjërat që ju rëndojnë, do të jetë dita kur jeta juaj do të fillojë bëhet më e ndritshme.” – Katrina Mayer

“Merrni frymë thellë. Hiqni dorë nga gjërat që ju stresojnë dhe kujtojini vetes se ky moment është i vetmi për të cilin duhet të keni siguri.” – Oprah Winfrey

“Sa më të qetë të jeni, aq më i madh është suksesi, ndikimi i tij, fuqia e tij për mirë. Qetësia e mendjes është një nga xhevahirët e mençurisë.” – James Allen

success.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0