7 sekrete për të qenë të suksesshëm në biznes me ndihmën e teknologjisë - Business Magazine Albania

7 sekrete për të qenë të suksesshëm në biznes me ndihmën e teknologjisë

Samsung

Shkathtësia, këmbëngulja dhe njohuritë janë ende themeli i historive të suksesshme të biznesit dhe me një smartphone të mirë, gjithçka që ju nevojitet për punën e përditshme është në xhepin tuaj. Ne ju sjellim shtatë ‘sekrete’ për të qenë të suksesshëm në biznes me ndihmën e Samsung Galaxy S22 Ultra.

  1. Jini korrekt

Çdo njeri që merret me biznes e di se përpikmëria është e domosdoshme. Ajo tregon se ju respektoni kohën e partnerit tuaj të biznesit, se e menaxhoni mirë kohën tuaj dhe se respektoni afatet. Një smartphone është një mjet i shkëlqyer për të matur kohën, për të shkruar orare dhe për të vendosur ‘reminders’ – aktivitete që janë të nevojshme për të ndjekur ritmin e jetës së përditshme.

  1. Qëndroni të lidhur

Një nga përfitimet më të mëdha të teknologjisë moderne është se ne mund të qëndrojmë gjithmonë të lidhur, edhe kur jemi fizikisht qindra milje larg. Pavarësisht nëse dëshironi të dëgjoni të dashurit tuaj ose të keni një takim online me kolegët, një smartphone është gjithçka që ju nevojitet. Me një kamerë të fuqishme të përparme 40 MP në smartphone-in tuaj Galaxy S22 Ultra, mund të jeni të sigurt se çdo video call do të jetë me cilësi të lartë.

  1. Jini të mirëinformuar

Në botën e sotme të globalizuar të biznesit, informacioni është jashtëzakonisht i vlefshëm. Falë smartphone-ve, bota e informacionit është në pëllëmbën e dorës sonë. Lexoni lajmet ose ndiqni luhatjet e bursës me rrjetin super të shpejtë 5G në telefonin tuaj Galaxy S22 Ultra dhe qëndroni të informuar në kohën e duhur. Me një bateri të fuqishme dhe një karikim super të shpejtë 45 W, nuk keni pse të shqetësoheni për mbarimin e baterisë pikërisht kur ju nevojitet më shumë.

  1. Duhet të keni stil

Në botën e biznesit, stili është shumë i rëndësishëm. Përshtypja e parë lihet vetëm një herë, ndaj duhet pasur kujdes që të jetë e mirë. Samsung Galaxy S22 Ultra i ri vjen në katër ngjyra të fuqishme – e zezë, e bardhë, jeshile dhe vishnje – kështu që çfarëdo ngjyre që zgjidhni, mund të jeni të sigurt se do ta përshtatni lehtësisht smartphone-n me veshjen tuaj.

Lexo: Samsung Electronics debuton filmin e shkurtër të frymëzuar nga ‘Stranger Things’ me Galaxy S22 Ultra

  1. Jini të gjithanshëm

Të qenit ekspert në fushën tuaj është gjithmonë një gjë pozitive, por dinamikat moderne të biznesit shpesh nuk na lënë shumë kohë për interesa të tjera. Gjeni kohë për veten tuaj, kushtojuni një hobi ose merrni njohuri të reja, sepse shumë aktivitete që në fillim duken si thjesht argëtuse mund të përdoren në jetën e biznesit. Pse të mos përpiqeni të mësoni të bëni foto? Përveç kujtimeve të këndshme, kjo aftësi do të jetë e dobishme kur përpunoni grafikët ose krijoni raporte. Samsung Galaxy S22 ultra sjell pesë kamera të fuqishme për çdo situatë dhe me veçorinë Nightography, do të jeni në gjendje të bëni fotografi të shkëlqyera edhe në errësirë.

  1. Përvetësoni ‘multitasking’

Fjala ‘multitasking’ ka depërtuar në zhargonin e biznesit vitet e fundit dhe është bërë një nga frazat më të përdorura. Fatkeqësisht, ne rrallë kemi mundësinë t’i kushtohemi vetëm një detyre dhe të përqendrohemi plotësisht në të. Me smartphone-n Galaxy S22 Ultra, çdokush mund të kryejë shumë detyra njëkohësisht me lehtësi. Me një procesor të avancuar 4 nm, mund të jeni i sigurt se Galaxy S22 Ultra juaj do t’i kryejë të gjitha detyrat pa e ulur performancën, pavarësisht se sa skeda ose aplikacione keni hapur në të njëjtën kohë.

  1. Mbani gjithmonë një bllok shënimesh me vete

Blloqet mund t’i përkasin të shkuarës, por është padyshim mirë të kesh diçka me vete që të mund të shkruash një ide që të vjen në mendje ndërsa je në trafik ose të modifikosh një listë të detyrave të përditshme. Galaxy S22 Ultra ofron më të mirën e serive Samsung S dhe Note në një pajisje, kështu që vjen me një stilolaps S Pen me të cilin mund të shijoni të gjitha bukuritë e shkrimit manual, por në një format praktik digjital.

Lexo: Je një startup që do të rrisësh kapitalin? Apliko në Startup Academy

Nëse keni menduar të blini një smartphone të ri, koha më e mirë është pikërisht tani, sepse duke porositur paraprakisht pajisjet e serisë Galaxy S22 do të përfitoni Galaxy Buds Pro dhuratë. Promocioni zgjat deri në datën 30.6.2022. Për më shumë informacioni vizitoni linkun.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0