7 Rregulla që duhet të keni parasysh në marketingun e produktit tuaj - Business Magazine Albania

7 Rregulla që duhet të keni parasysh në marketingun e produktit tuaj

Mesazhet vijnë nga përvoja e sipërmarrësve dhe ekspertëve të marketingut.

1.“Çelësi është, pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero.” — Chris Brogan

2.“Njerëzit ndajnë, lexojnë dhe përgjithësisht angazhohen më shumë me çdo lloj përmbajtje kur ajo shfaqet përmes miqve dhe njerëzve që njohin dhe besojnë.” — Malorie Lucich

3.“Përqëndrohuni në problemin thelbësor që biznesi juaj zgjidh dhe shpërndani shumë përmbajtje dhe entuziazëm, dhe ide se si ta zgjidhni atë problem.” — Laura Fitton

4.“Ju nuk mund të prisni që thjesht të shkruani dhe të vijnë vizitorë tek ju. Kjo është shumë pasive.” — Anita Campbell

5.Përmbajtja është grimca atomike e të gjithë marketingut digjital.” — Rebecca Lieb

6.“SEO nuk është më diçka që ju bëni. Është ajo që ndodh kur bëni gjithçka tjetër siç duhet.” — Chad Pollitt

7.“Website juaj është pasuria juaj më e madhe. Njerëzit shikojnë website tuaj më shumë se çdo gjë tjetër.” — Amanda Sible

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0