7 pyetjet që ju bëjnë të kuptoni prioritetet e shefit tuaj dhe ju ndih... - Business Magazine Albania

7 pyetjet që ju bëjnë të kuptoni prioritetet e shefit tuaj dhe ju ndihmojnë në karrierë

Pavarësisht sa prej nesh bien dakord me këtë tezë, duhet të kuptojmë që suksesi ynë në punë varet nga prioritetet e shefit. Shumë profesionistë shpesh përfundojnë në supozime rreth asaj që shefi i tyre kërkon apo ka nevojë. Si rezultat, mund të krijohen përpjekje të pasinkronizuara dhe pakënaqësi, ndonjëherë pa e kuptuar se ku ka dështuar lidhja.

Në një botë ideale, të gjithë liderët do të ishin të qartë për pritshmëritë e tyre dhe do të ishin proaktivë në ndarjen e mendimeve dhe planeve të tyre. Por në realitet, shumica e shefave mund të jenë të paqartë në komunikimin e ideve të tyre. Ata mund të fillojnë një shpjegim të gjatë që lë më shumë pyetje se sa përgjigje ose mund të ju thonë “thjesht vazhdo me atë që po bën”. A ju bënë nder se ju lanë në fushë të lirë? Nuk mendojmë kështu.

Lexo gjithashtu: Financimi i Start-up-eve në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë/ Ku mund t’i gjejnë dyert hapur?

Shefi juaj nuk ka për qëllim të jetë i vështirë. Shumë menaxherë po përballen me udhëzime të paqarta nga drejtuesit e tyre ose janë të mbingarkuar dhe nuk kanë kohë të mendojnë strategjikisht për nevojat e ekipit të tyre. Në këtë rast mbetet që mësimi juaj rreth psikologjisë së menaxherit tuaj, të bëhet një punë shtesë që e plotësoni dita ditës.

Kur e kuptoni se çfarë ka nevojë shefi juaj, mund të prioritizoni punët që mund t’ju japin mundësi për avancim dhe të poziciononi veten si një partner strategjik për ata lart. Ja shtatë pyetje që mund t’i bëni për të kuptuar më shumë për prioritetet e shefit tuaj dhe për të rritur mundësitë për sukses:

  1. Çfarë objektivash diskutoni me shefin tuaj?

Kjo pyetje do t’ju ndihmojë të kuptoni cilat janë metrikat më të rëndësishme për shefin tuaj dhe se çfarë ka më shumë ndikim në vlerësimet e performancës dhe bonuset e tij. Çfarë tregon më shpesh shefi juaj? Ky informacion mund t’ju ndihmojë të shfaqni punën tuaj në mënyra që janë të rëndësishme për drejtuesit më të lartë.

Lexo gjithashtu: Sekreti i kompanive, si t’i ktheni punonjësit e rinj në talente të suksesshme?

  1. Çfarë ju mban zgjuar natën kur mendoni për ekipin ose projektet?

Kjo pyetje shkon përtej përgjigjeve të përgjithshme dhe mund të nxjerrë një përgjigje më të sinqertë dhe të hapur. Të kuptoni shqetësimet dhe risqet që shefi ka mund t’ju japë mundësinë për të ofruar zgjidhje dhe ndihmë.

  1. Çfarë veprimesh ose ndryshimesh do të mundësonin që, pas 90 ditësh, të mund të thoni: “Ëoë, ky ishte një ndryshim i vërtetë”?

Pyetja e kohës është thelbësore, pasi 90 ditë janë mjaftueshëm për të bërë një ndryshim të ndjeshëm. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat janë pritshmëritë e drejtpërdrejta të shefit tuaj për të arritur qëllime të prekshme dhe konkrete.

  1. Për çfarë dëshironi të kishit më shumë kohë për të punuar?

Kjo është një pyetje ku mund të zbuloni se çfarë është e rëndësishme për shefin tuaj, por që shpesh e shtyn pas për shkak të detyrave urgjente. Mund të propozoni mënyra për t’i ndihmuar ata të krijojnë hapësirë dhe të fitoni mundësi rritjeje.

Lexo gjithashtu: Si braktisi studimet për biznesin që do t’i ndryshonte jetën miliona njerëzve? Historia e pazakontë e Zeb Evans

  1. Si duket një performancë e mirë? Dhe një performancë e shkëlqyer?

Lejojeni shefin të shpjegojë standardet për “performancën e mirë” pa ndërhyrë. Pas kësaj, mund të pyesni për “performancën e shkëlqyer” për të zbuluar se çfarë do të thotë të tejkalosh pritshmëritë dhe të shfaqesh si një profesionist i shkëlqyer.

  1. Cilat janë tendencat e reja që duhet të kemi parasysh dhe mund t’i shfrytëzojmë?

Kjo pyetje do t’ju japë një pasqyrë që ju ndihmon të kuptoni për ndryshimet në industrinë tuaj, si dhe mund të parashikoni se cilat mund të jenë zgjedhjet dhe motivimet e tij në muajt në vijim.

  1. A mund të më ndihmoni të kuptoj si krahasohet ky projekt ose detyrë me detyrat e tjera?

Kjo pyetje tregon se ku qëndron prioriteti dhe mund t’ju ndihmojë të vendosni kufij dhe të siguroheni që menaxhoni punën tuaj në mënyrë efikase, duke përdorur logjikën që shefi përdor për të bërë zgjedhje.

Kujdesuni për atë që shefi nuk thotë gjithashtu. Vëzhgoni se për cilat tema ata shprehen me entuziazëm, cilat kanë hezitim për t’i diskutuar dhe kur ndryshojnë tonet e tyre. Observimi shpesh është po aq i rëndësishëm sa edhe pyetja.

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0