7 mënyra të thjeshta për t'i bërë takimet me ekipin të suksesshme - Business Magazine Albania

7 mënyra të thjeshta për t’i bërë takimet me ekipin të suksesshme

ekip

Takimet e ekipeve, qofshin ato virtuale apo personale, luajnë një rol tradicional dhe ndonjëherë të detyrueshëm në kulturën e punës, por kjo nuk do të thotë që vlerësohen.

Përkundrazi, një sondazh zbuloi se 46% e punonjësve do të preferonin të bënin diçka tjetër përveçse të uleshin në një takim pune. 

Transformimi i këtyre takimeve jo-produktive në kuptimplota nuk është diçka e thjeshtë, por në këtë postim gjenden shtatë këshilla të thjeshta për t’i bërë  të vlefshme takimet me ekipin tuaj.

Lexo: 11 ide për rritjen e marketingut të biznesit tuaj

  • Bëjini të duken të rastësishme

Në vend që të zgjasni orarin e punës suaj, pjesëmarrja në një takim ekipi virtual duhet të ndihet sikur po merrni pak pushim nga puna juaj.

Për ta bërë këtë ndjenjë realitet për forcën tuaj të punës, provoni të përdorni një ton më rastësor në takimet e ekipit tuaj duke filluar me një lojë interaktive, një histori të shpejtë, apo edhe një shaka. Sidoqoftë, jini të kujdesshëm me të qenurit tepër të relaksuar, në mënyrë që takimet e rëndësishme të ekipit tuaj të mos bëhen një mbledhje shoqërore virtuale.

  • Hiqni dorë nga mbledhjet në tavolinë

Për t’i bërë më të veçanta takimet e ekipit tuaj përveç punës së përditshme, hiqni dorë nga karriget tek zyra juaj e takimeve dhe në vend të kësaj zhvilloni një takim në këmbë. Nëse është virtual, inkurajoni të gjithë të qëndrojnë në Zoom.

Jo vetëm që qëndrimi në këmbë inkurajon angazhimin, por gjithashtu zvogëlon kohën e takimeve deri në 34%, kështu ekipi juaj mund të kalojë më pak kohë në takime dhe më shumë kohë duke prodhuar rezultate.

Lexo: Potenciali i bashkëpunimit mes FinTech dhe sektorit të sigurimeve

  • Rifreskoni axhendën

Nëse axhenda juaj ndryshon rrallë, nuk mund të prisni asgjë tjetër përveç takimeve bajate.

Për të mbajtur punonjësit tuaj të angazhuar, rifreskoni axhendat tuaja me çështje përkatëse, lajme të industrisë dhe strategji të reja që mund të ndihmojnë kompaninë në nivele mikro dhe makro.

Por çfarëdo që të bëni, mos shpikni tema bisede në mënyrë që të “plotësoni” axhendën tuaj. Nëse asgjë nuk ka nevojë të diskutohet, atëherë ashtu le të jetë.

  • Drejtoni me rradhë

Çdo takim duhet të drejtohet nga një person i ndryshëm për hir të efikasitetit. Ndryshimi i këtij drejtuesi do t’u japë takimeve të ekipit tuaj larminë për të cilën ata kanë nevojë.

Do t’iu duhet të shkruani një udhëzim të shkurtër që udhëheqës të ndryshëm duhet të ndjekin, por në fund, duhet t’i lini punonjësit tuaj të dalin vullnetarë dhe të shijojnë përvojën e udhëheqjes së një takimi.

Sidoqoftë, nëse takimi po mbahet për të marrë një vendim urgjent, sigurohuni që udhëheqësi është gjithashtu një vendimmarrës i rangut të lartë.

Lexo: 12 Këshilla produktiviteti, të cilat me siguri nuk po i përdorni

  • Festoni sukseset tuaja

Nëse kompania juaj fiton një kontratë të re ose një punonjës arrin një moment suksesi në karrierë, festojeni.

Takimet e ekipit ndihmojnë në krijimin e kulturës dhe personalitetit të markës suaj dhe nëse nuk po shënoni raste të mëdha me disa organizime festive, ju po mbillni farërat për një forcë pune të pabashkuar.

Kjo vlen edhe për takimet pas mbarimit të një projekti, ku është mirë ta përfundoni me një shënim përgëzimi.

  • Dëgjoni mendime

Anketimi i punonjësve tuaj është mbase mënyra më efikase për të optimizuar takimet e ekipit tuaj.

Pyetini për atë që duan të diskutojnë. Si duan ta diskutojnë? Çfarë sugjerimesh do të bënin ata në mënyrë që t’i bënin takimet e ekipit më të këndshme dhe të dobishme?

  • Përfundoni me një përmbledhje

Edhe kur mbledhjet mbahen të shkurtra dhe të ëmbla, punonjësit tuaj zakonisht do të harrojnë pikat kryesore të një takimi deri në momentin që do të kthehen në punën e tyre.

Për t’u siguruar që punonjësit tuaj do të kthehen në punë me këshillat më të vlefshme të takimit në mendje, kaloni tridhjetë sekonda në fund të çdo takimi duke përmbledhur udhëzimet kryesore.

Lexo: 10 mënyra sesi të motivoni punonjësit tuaj (pa para)

  • Bëjini takimet të veçanta

Edhe pse takimet e ekipit mund të bëhen argëtuese, produktive dhe frymëzuese, askush nuk mund të mendojë që një takim ekipi nuk është punë e vërtetë.

Mund të merrni sugjerime nga libri 37Signals dhe t’i mbani takimet e ekipit në minimum. Ata preferojnë të përdorin email dhe IM për të komunikuar. Siç thonë ata, “çdo minutë e kaluar jashtë një takimi është një minutë që ju mund të bëni punë me të vërtetë”.

Bëjini takimet e ekipit të vlefshme

Përçmimi për takimet e ekipeve është pothuajse universal mes punonjësve.

Por nëse kompania juaj mund t’i bëjë takimet e ekipeve të këndshme dhe kuptimplota, ju do të veçoheni nga konkurrentët tuaj. 

LINKEDIN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0