7 fraza që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë kurrë - Business Magazine Albania

7 fraza që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë kurrë


Suksesi nuk është asnjëherë i papritur. Ai përfshin vite të tëra pune të lodhshme dhe hapa të vegjël përpara; kërkon fleksibilitet dhe një analizë të kujdesshme të asaj që po ndodh në jetën tuaj.

Ne në Business Magazine do t’ju tregojmë sot se cilat fraza duhet të eliminoni nga fjalori juaj në mënyrë që të përshpejtoni rrugën tuaj të suksesit.

1. “E urrej punën time”

Ekziston një rregull i madh që të gjithë individët e suksesshëm ndjekin: gjithmonë jini objektivë dhe ruani neutralitetin. Vetëm mos harroni: para se të hidhni akuza dhe kërcënime perreth, sigurohuni t’i peshoni si të mirat dhe të këqijat.

2. “Kjo nuk është e drejtë”

Njerëzit e suksesshëm kurrë nuk ankohen se përpjekjet e tyre kanë qenë të panjohura ose kanë dështuar pa marrë lavdërimin që meritojnë. Ne të gjithë vuajmë nga padrejtësitë në jetë dhe është shumë e rëndësishme që t’i trajtojmë me dinjitet.

3. “Nuk bëhet siç është bërë këtu”

Dëshira për ndryshim është një karakteristikë kryesore e njerëzve të suksesshëm. Sa më lehtë t’i pranoni gjërat e reja, aq më shumë shanse keni që të përparoni në fushën tuaj.

4. “Kjo nuk është puna ime”

Një person me të vërtetë i suksesshëm është ai i cili nuk i ndrydh të tjerët. Krejt e kundërta: ata me kënaqësi i ndihmojnë kolegët e tyre që të kenë sukses. Të jesh në gjendje për të punuar në një ekip si dhe të jesh i buzëqeshur dhe miqësor janë disa nga aspektet më të rëndësishme të nevojshme për të arritur sukses.

5. “Kjo është e pamundur”

Provoni t’i shikoni vështirësitë tuaja jo si pengesa që iu kanë zënë rrugën, por si sfida emocionuese në aventurën epike të jetës tuaj. Problemet do të zgjidhen shumë më lehtë, do e shihni.

6. “Kjo duhet të ishte bërë në një mënyrë tjetër”

Edhe në qoftë se ju ndodh të dështoni në një detyrë shumë të rëndësishme që iu është caktuar, qortimi i vetes për pjesën tjetër të ditëve të tua do të ishte e pakuptimtë. Ndaloni së ndëshkuari veten për gabimet e së kaluarës. Në vend të kësaj, mësoni prej tyre dhe lëvizni përpara.

7. “Nuk kam zgjidhje tjetër”

Ka gjithmonë shumë mundësi në dispozicion për ju. Individët e suksesshëm do të gjejnë gjithmonë një mënyrë për të krijuar rrugën e tyre për sukses.

 

burimi: brightside.me

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0