6 rregulla marketingu për të rritur shitjet. Thënie të përzgjedhura - Business Magazine Albania

6 rregulla marketingu për të rritur shitjet. Thënie të përzgjedhura

Ju rriteni online, por edhe konkurrentët tuaj. Ndaj, sfida qëndron ose shtohet, kur vjen fjala për shitjet. Më poshtë ju sjellim 6 rregulla qv duhet të keni parasysh për të rritur shitjet.

  1. “SEO nuk është më diçka që bëni ju. Është ajo që ndodh kur bëni siç duhet gjithçka tjetër.” — Chad Pollitt
  2. “Website juaj është pasuria juaj më e madhe. Njerëzit shikojnë website tuaj më shumë se çdo gjë tjetër.” — Amanda Sible
  3. “Marketingu gojë më gojë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Sot, është më i rëndësishëm se kurrë, për shkak të fuqisë së internetit.” — Joe Pulizzi dhe Newt Barrett.
  4. “Marketingu është shumë i rëndësishëm për t’ia lënë në dorë vetëm departamentit të marketingut”. — David Packard
  5. “Çelësi është se pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero.” — Chris Brogan
  6. “Nuk më intereson shumë për praktikat më të mira. Më interesojnë ndryshimet. Kjo është arsyeja pse unë testoj.” — Michael Aagaard

Lexo: Pebble Community-Iniciativa më e re e CANCRI Marketing

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0