6 gjërat që iPhone nuk mund t’i bëjë krahasuar me telefonat Android - Business Magazine Albania

6 gjërat që iPhone nuk mund t’i bëjë krahasuar me telefonat Android


Së fundmi, telefonat Android po evolojnë më shpejt se sa iPhone-ët  e Apple. Këto janë 6 shembujt që tregojnë sesi iPhone po mbetet mbrapa.

Aftësia e karkimit

Telefonat Pixel dhe Galaxy S7 kanë një portë usb karkimi më të shpejtë krahasuar me fishin karikues të një iPhone. Gjithashtu, Samsung, Google, LG dhe madje Microsoft kanë bërë të mundur që telefonat të mund të karikohen me wireless. Kohët e fundit thuhet se kjo metodë do të përdoret edhe në iPhone-ët që do të dalin këtë vit.

Memorie e zgjeruar

Telefonat si Samsung Galaxy S7 kanë një vend të caktuar për kartën SD për një memorie shtesë. iPhone ka vetëm këto memorie me kapacitet: 32 GB, 128GB dhe 256 GB.

Disa telefona Samsung iu lejojnë të përdorini disa karta telefonike, gjë kjo shumë e dobishme për personat të cilët udhetojnë shpesh jashtë vendit.

Rrjetet e kërkimit

Ju nuk mund t’a ndryshoni rrjetin e kërkimit në iPhone siç mund të bëni në një Android. Pra nëse instaloni një rrjet kërkimi, iPhone përsëri do të hap Safarin dhe jo rrjetin e kërkimit që ju keni zgjedhur.

Aplikacionet shtesë

Google është një kompani shumë e madhe me të dhëna, me qindra dhe mijëra servera anë e mbanë botës si përshembull – software-i Android: Gmail, Inbox, Google Maps, Google Drive dhe Google Chrome, të cilët janë në gjendje të hapin dhe të përpunojnë të dhëna në disa mënyra të cilat iPhone thjesht nuk mundet t’i bëj.

Kufjet

Kufjet më fish janë “dëbuar” nga dizajni i ri i iPhone 7 dhe janë zëvendësuar me kufje të cilat lidhen me anë të wireless-it. Fatmirësisht telefonat Android vazhdojnë t’a kenë portën hyrëse për kufjet me fish.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0