Videoja është postuar në YouTube në kanalin zyrtar të Samsung Indonezia. Siç mund të shihet dhe në video, dizajni i pajisjes nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me Galaxy S6 edge, por është gjithashtu e mundur që Samsung mund të ketë përdorur Galaxy S6 edge+ në këtë video, për të fshehur dizajnin aktual të pajisjes së ardhshme (vini re butonin në Home?).
Video gjithashtu konfirmon funksionin e karikimit wireless, edhe pse ne nuk kishim asnjë dyshim për ekzistencën e tij. Për më tepër, sipash thashethemeve këtu në techsot.al mund të themi se Galaxy S6 do vazhdojë të ketë dhe të vija dhe me disa karakteristika të reja, të tilla si: karikimin wireless, sensor gjurmësh gishtash, dhe përmirësim të imazhit kur nuk ka shumë dritë, përmirësim të privatësisë etj.
Samsung ka vendosur të prezantoj Galaxy S7 dhe S7 edge më 21 shkurt në MWC në Barcelonë.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve./
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.