52 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

52 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

koronavirus

52 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2047. Të infektuarit e rinj janë 22 në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë, Delvinë dhe Tepelenë.

Rovena Daja, nga ISHP bëri me dije se në Spitalin Infektiv janë të shtruar 81 pacientë, 11 prej tyre në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 qytetarë, duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 25 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2047 të infektuar,

– 45 viktima;

– 1195 të shëruar,

– 807 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 23 qershor sipas qarqeve është:

Tiranë, 374 pacientë aktivë,

Durrës, 152 pacientë aktivë,

Shkodër, 124 pacientë aktivë,

Vlorë, 63 pacient aktivë,

Fier, 37 pacientë aktivë,

Elbasan, 10 pacientë aktivë,

Korçë, 17 pacient aktivë,

Lezhë, 20 pacient aktivë,

Kukës, 7 pacientë aktivë,

Gjirokastër, 2 pacient aktivë,

Berat, 1 pacient aktiv.

Lexoni: Rihapet transporti publik, maskat të detyrueshme

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0