50 mld lekë taksë në vit dhe mjedisi mbetet i ndotur
Përditësuar së fundmi: 11/07/2018

50 mld lekë taksë në vit dhe mjedisi mbetet i ndotur

Share
nga Albana Mucaj
Kor 11, 2018

Shqiptarët paguajnë gati 50 miliardë lekë në vit si taksë mjedisi. Të dhënat e publikuara së fundi nga INSTAT i përkasin vitit 2016. Sipas INSTAT, të ardhurat nga taksat mjedisore ishin 48 miliardë lekë, me një rritje mbi 8,64 % krahasuar me një vit më parë (2015).

Ndikimin kryesor në rritje e kanë dhënë kryesisht taksat e transportit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysma e të ardhurave (51.36%) u siguruan nga taksa e energjisë dhe taksa e transportit (44,67 %). Taksat e ndotjes patën një peshë 3,93 % dhe taksat e burimeve natyrore 0,03 %.

Lexoni: Beteja mjedisore për të shpëtuar “Zemrën Blu të Europës”

Sipas këtij raporti, taksat e transportit u rritën gati 11% në një vit, taksat e energjisë 7.05% dhe taksat e ndotjes 5,49 %.

Në total, taksat e paguara për ndotjen arrijnë mbi 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Ndërkohë, të dhënat nga Ministria e Mjedisit nuk raportojnë ndonje përmirësim të cilësisë së ajrit, ujit apo tokës.

 

 



Evente