Facebook, i cili u themelua në 2004-ën, nuk e kalonte shifrën e 1,000 punonjësve deri në 2009-ën, ndërkohë që sot numëron mbi 13,000 punonjës në 65 shtete të botës.
Zv. Presidenti i Facebook, Lori Goler tregoi për Business Insider se 5 vlerat bërthamë të kompanisë kanë mbetur të pandryshuara që kur ajo i është bashkuar kompanisë në 2008-ën dhe janë më vitale se kurrë ndërsa kompania rritet.
“Ne jemi shumë të qartë në proçesin e rekrutimit rreth asaj se çfarë jemi dhe se si operon kompania,” – thotë Goler.
Këto janë tiparet që kërkon Facebook në të gjithë punonjësit e tij:
1. Ata janë të guximshëm
Kur CEO dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg nënshkroi për ofertën e parë publike në 2012-ën, ai shkroi shprehjen që i referohet vetë ai dhe punonjësit e tij,
“Gjëja më me rrezik është të mos ndërmarrësh rreziqe.”
“Ne i inkurajojmë të gjithë të jenë të guximshëm, edhe nëse kjo do të thotë ta kesh gabim ndonjëherë,” shkroi ai.
“Kjo është ajo që e bën kompaninë të qëndrojë pararojë e inovacionit” – shpjegon Goler.
2. Ata fokusohen te impakti
“Njerëzit të cilët kanë sukses këtu në Facebook, krijojnë gjithmonë gjëra të reja dhe gjejnë mënyra për t’u përmirësuar,” – thotë Drejtoresha Globale e Rekrutimit, Miranda Kalinowski – “Ata kanë kuriozitet të theksuar.”
Punonjësit e Facebook, kanë nevojë për motivimin personal për ta çuar më tej misionin e Facebook, që është ta bëjë botën më të hapur dhe të lidhur.
3. Ata lëvizin shpejt
“Lëviz shpejt dhe ji inovativ” ishte një nga shprehjet e themelimit të Zuckerberg. Ndërsa kompania rritej, ajo nuk e ka humbur vlerën e saj të ecjes me shpejtësi për të qëndruar inovative, e cila nga ana e vet shërben si ‘karburant’ për rritjen.
“Ne kemi më pak frikë të bëjmë gabime sesa të humbasim mundësi duke ecur shumë ngadalë. Ne jemi një kulturë e ndërtuesve, fuqia është në dorën tuaj.”
4. Ata janë të hapur
Që nga planet e hapura të dyshemesë deri të feedbacku konstant i kulturës, Facebook vlerëson punonjës që përqafojnë transparencën dhe bashkëpunimin.
“Të qënit të hapur dhe transparenca, ndërtimi i komuniteteve, bashkëpunimi, janë të gjitha pjesë e mënyrës se si punojmë së bashku,” – thotë Goler.
5. Ata ndërtojnë vlerë sociale
Goler shpjegoi se Facebook është një “organizatë e bazuar tek fuqia.” Termi, i huazuar nga këshilluesi menaxherial dhe autori Marcus Buckingham, i referohet një kompanie që ndërtohet mbi talentet e individëve sesa në përpjekjet për të forcuar pikat e tyre të dobëta. Kjo i lejon punonjësit të prodhojnë punë që u duket atyre e dobishme. Në Facebook, kjo përqasje vë në zbatim misionin e Zuckerberg për të pajisur qytetarët nga e gjithë bota me mundësinë për të shprehur veten e tyre online.
“Pjesa më e madhe e atyre që punojnë në Facebook do t’ju tregojnë se ajo që është më e rëndësishme për ta është të qënit në një rol që ka impakt real, dhe të qënit pjesë e diçkaje që është më e madhe në botë,” – thotë Goler.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 50 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.