5 vite në Shqipëri – Brandi SMEG feston në mënyrën më ikonike! - Business Magazine Albania

5 vite në Shqipëri – Brandi SMEG feston në mënyrën më ikonike!

5 vite në Shqipëri – Brandi SMEG feston në mënyrën më ikonike!

SMEG, një stil jetese që është krijuar nga figurat më të shquara të arkitekturës botërore si: Guido Canali, Mario Bellini, Piano Design, Marc Newson, e shumë të tjerë, feston sot një ditëlindje shekullore në 170 shtete të botës, por edhe 5 vite suksesi në Shqipëri.

I konceptuar si një teknologji e pakrahasueshme e cila mund të arredojë në mënyrë perfekte çdo interier, SMEG sot është zgjedhja kryesore e arkitektëve kreativë. Ky brand ka thyer rekord botëror duke fituar çdo çmim dizajni, ndaj tani konkurron vetëm me cilësi dhe risi teknologjike si: multi cooking brenda 1 furre, 150 receta të gatshme si të kesh një masterchef personal në shtëpi, gatim dhe aspirim me një pajisje e shumë inovacione të tjera.

A e dini se Dolce Gabbana ka zgjedhur pikërisht frigoriferin ikonik FAB nga Smeg për ta dizenjuar në stilin ‘Sicily Is My Love’ dhe ‘Blu Mediterraneo’? Janë stil jetese, jo thjesht pajisje, ndaj arrijnë këtë sukses duke udhëhequr tregun e elektroshtëpiakeve premium, në vetëm 5 vite operim në Shqipëri.

Lexo edhe:Një frigorifer i veshur me mesazh. SMEG bashkëpunon me Coca-Cola Limited-Edition

E bukur, e zgjuar, por tanimë SMEG mund të jetë në çdo kuzhinë falë promocionit që sjell këtë festë 5-vjetori në Shqipëri ‘20 + 5% ULJE’. Sensacionale, kuzhina juaj do t’ju falenderojë çdo ditë, për 20 vitet në vazhdim!

Showroom-i është një hapësirë tepër kreative, i pozicionuar strategjikisht pranë Stadiumit ‘Selman Stermasi’, Pallati Smeg. Konsulentët e shitjes, ofrojnë një mikpritje dhe shërbim të dedikuar për rekomandimin e pajisjeve të duhura bazuar në nevojat e personalizuara që klientët kanë.

GEZUAR SMEG, TË LUMTUR QË SOLLE NË SHQIPËRI GJITHË HIJESHINË TËNDE!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0