A ju ka ardhur në majë të hundës puna juaj aktuale dhe e gjeni veten herë pas here duke ëndërruar me sy hapur për vende të tjera shumë më të mira?
Studimet kanë treguar se një arsye madhore pse profesionistët shtyhen drejt gjetjes së një pune të re është ndjesia e mungesës së respektit nga shefi i tyre.
Lexo: 3 trende të rëndësishme për të ardhmen e suksesshme të kompanive
Është një shprehje e Oprah Winfrey-t që më vjen gjithmonë ndërmend në rastet që punëkërkuesit dhe profesionistët vijnë duke turfulluar në lidhje me këtë çështje.
“Je ti që i mëson njerëzit si të të trajtojnë”, — Oprah Winfrey
Na pëlqen apo jo, kjo shprehje nuk hidhet dot poshtë. Nëse menaxheri nuk të respekton, ndodh sepse ti vetë e ke lejuar që një gjë e tillë të ndodhë.
Tani ti mund të thuash me vete, ‘Unë s’lë njeri të tregojë mungesë respekti ndaj meje!’. Kjo mund të jetë e vërtetë, ama ti gjithsesi diçka të tillë e ke bërë, pa vetëdijen tënde.
Që nga takimi i parë me shefin tënd e deri më tani, je ti që e ngjyron mënyrën si perceptohesh në pozicionin tënd. Para se të të kapë paniku, duhet të dish që kam edhe lajme të mira. E ke në dorë në mënyrë të padiskutueshme, të ndryshosh apo të fitosh respektin e shefit tënd.
Ama, në mënyrë që të bësh një gjë të tillë, duhet të arrish të njohësh shenjat që tregojnë se menaxheri yt nuk të respekton:
1.Nuk ke pritshmëri të përkufizuara prej tij. Duket sikur çdo ditë ndryshon mendim në lidhje me punët që do të të caktojë.
2.Shefi ju rri mbi kokë. E konsideron të nevojshme të rishikojë dhe kontrollojë çdo detyrë të përmbushur nga ti. Planifikimi i mbledhjes për të cilën punove tërë javën e kaluar? Anulluar dhe planifikuar për së dyti, SËRISH.
3.Një shef që nuk ju respekton dallohet nga nevoja për të anulluar dhe riplanifikuar angazhimet tuaja aktuale.
4.Të arrini të takoheni me shefin ju duket si finishi i një maratone. Nëse shikoni se ju duhet ta ndiqni nga pas shefin tuaj për të marrë përgjigjen apo aprovimin e tij, kjo tregon haptazi mungesën e tij të theksuar të respektit ndaj jush.
- I hedh poshtë pyetjet dhe shqetësimet e ngritura nga ju.
Mund të vijojmë me argumentat në lidhje me këtë deri në mëngjes, por e kam të qartë që nuk kam pse. Po pate thënë ‘po’ minimalisht dy herë gjatë leximit të pikave të mësipërme, atëherë është e qartë që shefi yt nuk të sheh si një burim të besueshëm.
Por çfarë mund të bëj për të fituar respektin e shefit?
Do të përmirësosh shkallën e respektit që shefi yt tregon ndaj teje? Atëherë fillo duke mësuar të flasësh gjuhën e tij. Çfarë vlerëson më së shumti në marrëdhënien tuaj të punës menaxheri yt? Nëse nuk arrin të ketë një komunikim efikas me ty, çfarë të bën të mendosh se mund të të besojë? Nëse po tregohet mungesë respekti ndaj teje, kjo do të thotë që në një pikë të caktuar qasja jote në komunikim ka dështuar.
Skuadra ime dhe unë kemi krijuar një term specifik për mënyrën e ndërveprimit të secilit në vendin e punës. Quhet Modeli i Ndërveprimit dhe ndihmon pikërisht profesionistë si ti të kuptojnë:
- A) Cila është metoda jote e preferuar e komunikimit
- B) Ku ndryshon stili yt nga ai i profesionistëve të tjerë (dhe si mund të bashkëpunoni në mënyrë paqësore dhe efikase me njëri tjetrin)
Mëso rrugët e komunikimit me punëdhënësin
Në çdo çështje që kam hasur ku punonjësi është ndjerë i mosrespektuar nga punëdhënësi apo menaxheri, kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së urave të komunikimit nga qasjet e kundërta të ndërveprimit mes dy palëve. Nëse ti kërkon të arrish suksesin në pozicionin aktual të punës, duhet të mësosh të ndërveprosh me shefin tënd në metodën e preferuar nga ai.
Ekzistojnë katër lloje të ndryshme Modelesh Ndërveprimi: Komandues, Vëzhgues, Empatik dhe Aktivizues.
Secili nga këta modele është një kombinim i veçantë i tipareve të komunikimit. Nuk habitem fare kur shoh një shef Komandues që nuk tregon fare respekt për një punonjës Empatik. I pari udhëhiqet nga faktet ndërsa i dyti nga ndjenjat. Si pasojë, sa herë që ata ndodhen në situata ku duhet të ndërveprojnë, e gjejnë veten në një situatë të tensionuar si pasojë e pamundësisë për të kuptuar dhe vlerësuar mënyrat e komunikimit të njëri-tjetrit. Kam parë një numër të madh menaxherësh Aktivizues të irritohen pamasë me punonjës Vëzhgues. Edhe në këto rast, sa herë që ndërveprojnë gjenden në situatë të tensionuar duke qenë se stilet e tyre të ndërveprimit nuk janë në sinkronizim.
Krahaz faktit që nuk duhet të synosh KURRË të ndryshosh atë që ti je vërtetë; duhet të mësosh dhe të kuptosh Modelin tënd të Ndërveprimit.Në momentin që këtë e keni të qartë, mund ta rishikoni sjelljen që do manifestoni kundrejt shefit duke e sinkronizuar më mirë modelin tënd të ndërveprimit me të tijin. Po e bëtë një gjë të tillë do të shikoni rezultate.
Po nëse e provoj këtë dhe punëdhënësi ende nuk më respekton?
Së pari, të sugjeroj të kuptosh Stilin tënd të Ndërveprimit dhe mënyrën si perceptohet kjo nga shefi dhe profesionistët e tjerë. Sidoqoftë, nëse ke provuar çdo mënyrë për të arritur një marrëdhënie miqësore pune dhe vazhdon të mos shikosh përmirësime, atëherë kjo do të thotë që ka ardhur momenti të fillosh të kërkosh për një pozicion të ri pune.
Kini parasysh, që lëvizja juaj e parë NUK duhet të jetë menjëherë hapi në kërkim të një pune të re. Rishikoni fillimisht rrugët që mund të ndiqni drejt një bashkëpunimi efikas me shefin tuaj aktual pavarësisht diferencave në Stile Ndërveprimi – mund ta habisësh veten!
Lexo: Sfidat më të shpeshta të një drejtuesi
Mos lejo që mungesa e respektit që tregon shefi yt të të bëhet pengesë në arritjen e synimeve të tua. Mëso të ndërveprosh më mirë në mënyrë që të jesh i aftë të arrish të jesh i suksesshëm!
Si të përdorësh mënyrën tënde të ndërveprimit në vendin e punës?
Dua që ti të arrish ta kuptosh mirë stilin TËND të ndërveprimit dhe ta kanalizosh në rrugën tënde drejt suksesit profesional!
Përktheu Jerina Radovani
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.