Ai për suskesin e tij ka këtë parim:
“Nëse doni të zbuloni të vërtetën në lidhje me atë që na bën ne të ndryshëm me pjesën tjetër është kjo: Ne jemi të fokusuar tek klientët, jemi të orientuar në planet-afatgjata dhe dëshirojmë të shpikim. Shumica e kompanive nuk i kanë këto gjëra. Ata janë të përqendruar tek konkurrentët, në vend që të jenë të fokusuar te klientët. Ata duan të punojnë në gjëra që do t’u paguajnë dividentë në dy apo tre vjet dhe nëse nuk funksionojnë për dy apo tre vjet, ata do të kalojnë në diçka tjetër. Ata preferojnë të jenë ndjekës dhe jo shpikës, sepse kështu është më e sigurtë. Pra, nëse doni të kapni të vërtetën rreth Amazon, kjo është arsyeja pse ne jemi të ndryshëm. Shumë pak kompani i kanë këto tre elementë.”
Lexoni: Merrni vendime të shpejta dhe të sakta, njësoj si Jeff Bezos
Së bashku me këtë parathënie të tij BusinessMag në këtë artikull ndan me ju edhe 5 sekretet drejt suksesit.
1. Rrethojeni veten me ekipin më të mirë të mundshëm
Amazon ka një proces shumë të gjatë punësimi. Punonjësit potencialë pritet që të paraqesin rezultatet SAT dhe t’i përgjigjen pyetjeve të tilla si: “Sa stacione gazi janë në SHBA?” Përgjigja mund të mos jetë domosdoshmërisht e saktë, por synon të zbulojë aftësitë e të menduarit kritik.
“Çdo herë që punësojmë një person, ai ose ajo duhet të ngrejë nivelin për punësimin e ardhshëm, në mënyrë që stafi të përmirësohet vazhdimisht,” thotë Bezos.
2. Mësoni nga gabimet tuaja
Amazon ka dështuar më shumë se disa herë. Për të konkurruar me eBay, Bezos lançoi një herë versionin e vet të ofertave të tregut. Ajo dështoi. Por gjithashtu hapi rrugën për Amazon Affiliates, duke lejuar shitësit privatë të përdorin site, transportin dhe madje edhe objektet e magazinimit për të shitur mallrat e tyre. Kohët e fundit ishte Amazon Fire Phone, i cili u konsiderua gjerësisht si një marifet publiciteti. Pa dështimin, inovacioni nuk mund të jetë kurrë i mundur.
“Udhëheqësit kërkojnë ide të reja nga çdo vend dhe nuk kufizohen nga ato që nuk janë shpikur. Ndërsa bëjmë gjëra të reja, pranojmë se ne mund të keqkuptohemi për periudha të gjata kohore.”
Mësimi nga dështimi është i lehtë të predikohet dhe i vështirë të praktikohet.
3. Qëndroni të thjeshtë
Thjeshtësia është një kundërshtim pothuajse i drejtpërdrejtë ndaj praktikave moderne të mëdha të biznesit. Bezos e ka predikuar dhe praktikuar që nga fillimi këtë. Një foto tani e famshme sheh Bezos ulur mbi një derë e cila është përshtatur si një tavolinë. Në atë kohë dyert ishin thjesht më të lira se tavolinat tradicionale dhe Bezos gjithmonë përdorte diçka për simbolizim.
Një version i përmirësuar i tavolinave përdoret ende sot në selinë e Seattle dhe versionet miniaturë jepen si shpërblime për risitë në prerjen e kostove. “Bëni më shumë me më pak,” thotë Bezos.
Jo, ju nuk e keni domosdoshmërisht të nevojshme që të blini tavolina të tilla, por gjithsesi merrni parasysh se ku mund të shkurtoni shpenzimet e panevojshme.
4. Qëndroni solidë
Vetëm në vitet e fundit, Bezos ka marrë vëmendjen e medias me paraqitjen sociale. Për shumë vite, ai ishte i kënaqur të punonte prapa skenave – një lloj mentaliteti “kokë ulur dhe puno fort”. Por tashmë Bezos e kupton se për të qëndruar i rëndësishëm dhe në rritje, duhet të jeni të gatshëm të përshtateni, gjithashtu duhet të dini se kur të kaloni vijën.
Lexoni: 3 Aftësitë që duhet të ketë një punonjës i mirë sipas Jeff Bezos
“Liderët kanë bindje dhe janë të palëkundur. Ata nuk bëjnë kompromis për hir të kohezionit social. Pasi miratohet një vendim, ata e përmbushin tërësisht atë.”
5. Jini largpamës
Amazon kurrë nuk kishte për qëllim të ishte vetëm një librari në internet apo edhe vetëm një shitës me pakicë online. Librat thjesht ishin hyrja më e lehtë në treg në atë kohë dhe për Bezos, Amazon ishte vetëm fillimi.
Mendoni për ëndrrat tuaja kundrejt mjeteve që po përdorni për të arritur atje. Mos i ngatërroni këto të dyja dhe mos vendosni për opsionin më të lehtë.
burimi: success.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.