5 mënyra se si kompanitë mund të përshtaten ndaj ndryshimeve të reja në Facebook - Business Magazine Albania

5 mënyra se si kompanitë mund të përshtaten ndaj ndryshimeve të reja në Facebook


Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, përditësoi news feed me disa ndryshime që do të zbatohen gjatë 2018. Ka pasur trazira të papritura gjatë kësaj kohe me reagime negative dhe pozitive që lënë shumë publikues online të hutuar dhe në mëdyshje.

BusinessMag në këtë artikull do ju njohë me disa nga mënyrat se si kompanitë mund të përshtaten ndaj ndryshimeve të reja që kanë ndodhur në Facebook.

Synoni cilësinë mbi sasinë

Një nga problemet me të cilat po përballemi si një komunitet dixhital është fluksi i shumë përmbajtjeve. Zuckerberg e deklaroi këtë në një nga postimet e tij të fundit në Facebook. Përmbajtja e tepërt nuk është gjë e mirë, sepse shpesh mund të ngatërrojë dhe mbysi njerëzit për të bërë veprime specifike.

Çdokush dëshiron të jetojë ëndrrën dixhitale dhe jetën e mirë, por ata nuk po shohin përmbajtje me cilësi të lartë. Ata po synojnë për të gjithë audiencën, e cila nuk është drejtim i mirë.

Përmbajtja me cilësi të lartë do të vazhdojë të jetë ideja më e mirë

Qëndroni përpara “turmës” duke vendosur përmbajtje me cilësi të lartë në të gjitha kanalet tuaja dhe jo vetëm në Facebook. Sa më shumë interaktive dhe e angazhuar është përmbajtja juaj, aq më mirë. Kjo i bën njerëzit të qëndrojnë më gjatë, gjë që rrit shanset që audienca juaj të plotësojë qëllimet tuaja. Krijoni përmbajtje me cilësi të lartë dhe të planifikuar që i drejtohen drejtpërdrejt dëshirave dhe pasioneve të klientit tuaj. Përdorni kamera me cilësi të lartë, ndriçim dhe influencers për të zgjeruar shtrirjen tuaj. Pastaj riprodhojini ato në të gjitha kanalet e rrjeteve tuaja sociale.

Krijoni grupe mbështetëse

Një nga pikat e tjera që Zuckerberg theksoi ishte se ata do të fillonin të ulnin sasinë e përmbajtjes të treguar nga markat, bizneset dhe mediat. Facebook do të fillojë të tregojë më shumë përmbajtje nga miqtë, familja dhe grupet tuaja. Çdo industri që ju mund të mendoni ka një grup të krijuar tashmë në Facebook.

Krijoni një grup në Facebook që është specifik për industrinë tuaj dhe u mundëson njerëzve të bashkohen dhe të komentojnë. Punësoni moderatorë për të mbajtur grupin tuaj dhe për të postuar përmbajtje çdo ditë. Kjo është tashmë pasuria juaj e vërtetë në internet që ju duhet të shfrytëzoni.

Mos e ndaloni reklamimin

Edhe pse Facebook po vjen me gjithë këto përditësime të reja, nuk do të thotë se ajo që po bëni aktualisht duhet të ndalohet. Vazhdoni të reklamoni në Facebook dhe mësoni të vëzhgoni raportet dhe analizat që platforma e reklamimit të Facebook ju ofron. Pastaj përshtatuni me përgjigjet që do të merrni. Facebook, si dhe shumë kanale të tjera, do të vazhdojnë të ndryshojnë për të përmbushur nevojat e përdoruesve të tyre.

Lexoni: 5 njoftimet më të mëdha të Zuckerberg gjatë konferencës F8 të zhvilluar nga Facebook

Ne duhet të ndjekim shembullin. Ju gjithashtu duhet të krijoni audienca sipas atyre që kanë parë përmbajtjen tuaj. Përqëndrohuni në krijimin e reklamave video që përputhen me dëshirat e klientit tuaj dhe ri-targetoni ata që kanë parë më shumë se 50 % të videove tuaja me një reklamë që i bën ata pjesë të një shërbimi që ju ofroni ose për të përfunduar një hap në ciklin e blerjeve.

Përdorni mënyra të tjera reklamash

Nuk mund të mbështetesh vetëm në një burim trafiku. Duke pasur këtë mendim mund të jetë e dëmshme për çdo biznes. Arsyeja për të mos u mbështetur në një burim trafiku është sepse ky burim mund të zhduket një ditë. Me këtë që sapo thamë, Facebook është një vend i mrekullueshëm për të reklamuar duke parë se ka më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë çdo muaj.

Por nuk është vendi i vetëm. Ka shumë vende që do t’ju lejojnë të reklamoni dhe ju jeni klientët tashmë në ato vende. Youtube është një vend i mirë për të reklamuar, sepse është i dyti pas Facebook me mbi 1 miliardë përdorues aktivë në muaj.

Fokusohuni në përvojën e klientit

Zuckerberg gjithashtu përmendi se njerëzit në Facebook reagojnë dhe angazhohen më shumë me videot live sesa me videot e rregullta. Përvoja e klientit është çelësi për rritjen e çdo kompanie apo organizate. Ju nuk mund të rrisni një kompani që nuk i shërben nevojave dhe dëshirave të komunitetit të saj. Filloni duke krijuar më shumë përmbajtje live në profilin, faqet dhe grupet e Facebook.

Mundohuni të merrni sa më shumë shikime në mënyrë organike. Ftoni konsumatorët tuaj që të përdorin funksionalitetin check-in në Facebook dhe të lënë komente. E fundit, por më e rëndësishmja, merrni dëshmi me video të të gjithë klientëve tuaj dhe vendosini ato në të gjitha platformat e mediave sociale dhe në faqen tuaj të internetit.

U kërkoni atyre të prezantojnë veten, të përmendin kompaninë tuaj dhe të japin një shembull specifik të përvojës së tyre pasi të punojnë me ju. U kërkoni atyre të shpjegojnë përfitimet e asaj që kanë marrë dhe ndjenjat që kishin para, gjatë dhe pas shërbimeve tuaja ose duke përdorur produktet tuaja.

/STG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0