Nëse shikoni programet e formimit për bizneset, marketingu merr një rëndësi të veçantë. Si instrument nxitës për shitjen, ai ka rëndësi të jetë i rafinuar dhe i plotë. Më poshtë kemi përzgjedhur 5 këshilla për marketingun që duhet të kenë parasysh veçanërisht bizneset e reja
1-“Mos kini frikë të bëheni krijues dhe të eksperimentoni me marketingun tuaj.” — Mike Volpe
2- “Pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero”. — Chris Brogan
3- “Për të qenë të suksesshëm dhe për të rritur biznesin e të ardhurat tuaja, ju duhet të përputhni mënyrën se si i marketoni produktet tuaja me mënyrën se si klientët tuaj mësojnë dhe bëjnë blerje për produktet tuaja”. — Brian Halligan
4- “Marketingu është shumë i rëndësishëm për ta lënë në dorë të departamentit të marketingut”. — David Packard
5- “Nuk më intereson shumë për praktikat më të mira. Më interesojnë konvertimet. Kjo është arsyeja pse unë testoj.” — Michael Aagaard
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto