Çdo vit sillen ide dhe mundësi të reja. Pra, nëse ju keni një ide biznesi brilante, nuk ekziston një moment më i mirë për të filluar se tani. Nëse ju jeni ende duke pritur për idenë tuaj të madhe, atëherë duhet të konsideroni një investim në franshizë.
Lexoni: Franchise vs Startup: Cila është më e mira për ju?
Ju mund të përdorni këtë listë për të kërkuar franshizën në industrinë dhe vendin që ju përshtatet. Ndërsa është e rëndësishme të mbahet mend se fillimi i çdo biznesi vjen me rreziqet e veta, këto franshiza mund t’ju ndihmojnë me trajnim dhe marketing për t’ju dhënë shtysën më të mirë për të bërë investimin tuaj të radhës.
McDonald’s
Vitin e kaluar, McDonald’s ishte i dyti në listën e franshizave më të preferuara. Këtë vit, ai merr vendin e parë, pavarësisht se kjo franshizë kushton me një vlerë prej shtatë shifrash.
CEO: Steve Easterbrook
Selia e biznesit: Oak Brook, Ill.
Franchising që nga viti: 1955
Investimi fillestar: $1,008,000 – $2,214,080
Njësi të reja në vitin 2017: 507 njësi (1.4%)
Trajnimi: 6 deri në 24 muaj në punë, 75 orë mësimi
Suport për marketingun
7-Eleven
7-Eleven renditet në vendin e dytë në listën e Franchise 500. Ka pasur 3,336 njësi të reja në vitin 2017 – më shumë se tre nga kompanitë në këtë listë. Ndoshta kjo për arsye se për të hapur një 7-Eleven kushton $ 37,550, duke e bërë atë një nga franshizat më të përballueshme në këtë listë.
CEO: Joseph DePinto
Selia e biznesit: Dallas
Franchising që nga viti: 1964
Investimi fillestar: $37,550 – $1,149,900
Njësi të reja në vitin 2017: 3,336 njësi (5.7%)
Trajnim: 240 orë pune, 24 orë mësimi
Suport për marketingun
Dunkin ‘Donuts
Dunkin ‘Donuts renditet poshtë McDonald’s dhe 7-Eleven. Ajo mban gjithashtu një rritje të qëndrueshme, duke shtuar 346 njësi në vitin e fundit dhe 1,294 që nga fillimi i vitit 2015. Tani, ju mund të gjeni dyqanet e Dunkin’ Donuts në 32 vende.
CEO: Nigel Travis
Selia e biznesit: Canton, Mass.
Franchising që nga viti: 1955
Investimi fillestar: $228,620 – $1,691,200
Njësi në vitin 2017: 346 njësi (2.9%)
Trajnim: 219 – 324 orë pune, 68 – 73 orë mësimi
Suport për marketingun
The UPS Store
The UPS Store është rankuar në industrinë e shërbimeve për 27 vjet dhe nuk ka ndryshuar këtë vit renditjen falë fuqisë financiare dhe stabilitetit.
CEO: Tim Davis
Selia e biznesit: San Diego, Calif.
Franchising që nga viti: 1980
Investimi fillestar: $ 177,955 në $ 402,595
Njësi të reja në vitin 2017: 69 njësi (1.4 përqind)
Trajnimi: 80 orë në punë, 72 orë mësimi
Suport për marketingun
RE / MAX SH.PK
RE / MAX është renditur i 8 në mesin e Franchise 500 një vit më parë, por në vitin 2018 ka shkuar në vendin e 5-të. Agjencia e pasurive të paluajtshme është rritur si brenda dhe jashtë vendit, duke shtuar 97 franshiza amerikane përveç 246 franshizave ndërkombëtare.
CEO: Dave Liniger dhe Adam Contos
Selia e biznesit: Denver
Franchising që nga viti: 1975
Investimi fillestar: $ 37,500 deri në $ 225,000
Njësi të reja në vitin 2017: 84 njësi (3.2 përqind)
Trajnimi: 31 orë mësimi
Suport për marketingun
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto