5 emocione që sipërmarrësit e suksesshëm nuk i ndiejnë kurrë - Business Magazine Albania

5 emocione që sipërmarrësit e suksesshëm nuk i ndiejnë kurrë


Kur bëhesh një sipërmarrës i suksesshëm, ju përfaqësoni një grup personash të cilët krijojnë vlerë për kompaninë dhe për botën, duke parë zgjidhje kur të tjerët nuk shohin asgjë. Nëse kthehemi mbrapa në kohë, njerëzit përpiqeshin të kthenin “plumbin në ar”, ndërsa tani sipërmarrësit modern kthejnë “0” dhe “1” në aplikacione të cilat mund të zgjidhin një problem real. Emocionet që ka njeriu mund të të fuqizojnë. Por gjithashtu ata mund të të prishin punë. Çelësi i suksesit është të analizosh dhe përdorësh emocionet që të japin fuqi dhe të hedhësh larg ato që të pengojnë në rrugën e progresit.

Këto janë pesë emocionet që sipërmarrësit e suksesshëm bëhen të aftë për t’i “hequr qafe” për të mbrojtur aftësinë e tyre për të krijuar vlerë.

1.Xhelozi
Sipërmarrësit nuk janë xhelozë. Ata e shikojnë suksesin e kolegëve të tyre si provë të punës së palodhur. Më i zgjuari do të shohë çfarë ata janë duke bërë ndryshe që po i bën ata te suksesshëm – tregu i zgjedhur, produkti, reklama etj – dhe do ta imitojë atë. Njerëzit të cilët janë xhelozë, e pranojnë në një farë mënyre, se ata nuk do të jenë kurrë aq të suksesshëm sa personi të cilin ata xhelozojnë. Askush nuk do të ta thotë ty këtë, por kjo është e vërteta e xhelozisë. Paraqet pasiguri të cilat ju pengojnë për të performuar më mirë dhe për të arritur jetën që doni. Nëse mund të jeni i lumtur për suksesin e personit tjetër, ju mund të jeni një hap larg suksesit.

2. Dëshpërim
Në fjalor, dëshpërimi përkufizohet si të qënit: “komplet i humbur ose pa shpresë për asgjë”. Sipërmarrësit janë plot me shpresa, pasi pa shpresë asgje nuk është e mundur. Idetë e tyre nuk do të viheshin në jetë por do të qëndroni vetëm në letër. Por kjo nuk do të thotë se sipermarrësit nuk e humbasin ndonjëherë shpresën. Ata janë qënie njerëzore, në fund të fundit. Pa marr parasysh se çfarë e shkakton rënien e moralit të tyre, ata gjithmonë do të kthehen. Nëse jo menjëherë, avash avash.

3. Indiferentizëm
Indiferentizëm do të thotë se nuk të intereson asgjë, për askënd. Kjo do të thotë se çfarë do që të ndodhi, nëse është e keqe apo e mirë, nuk ke asnjë emocion të lidhur me të. Kjo mund të jetë një gjë e mirë për sipërmarrësit. Kjo pasi nëse atyre nuk i intereson rezultati, ata mund të fokusohen në bërjen e punëve të rëndësisshme. Duke patur këtë, sipërmarrësit krijojnë gjëra të cilat zgjidhin probleme. Indiferentizmi mund të jetë një emocion shkatërrues sepse mund të harxhojë energjinë dhe pasionin për një sipërmarrje. Personat të cilët punojnë me ju në një sipërmarrje mund të largohen, duke parë se lideri i tyre nuk është i duhuri.

Sipërmarrësit janë persona të dashur. Ata mund të mos duken ashtu nga shprehja e fytyrës, por pa dashamirësi, ata nuk do të mund të bënin gjëra të mëdha për të zgjidhur problemet e të gjithë botës.

4. Zhgënjim
Zhgënjimi është një tjetër emocion mjaft i shpeshtë. Njerëzit zhgënjehen gjithë kohës: nga persona të tjerë, nga situata jashtë kontrollit të tyre, nga vetja e tyre. Si një sipërmarrës, do të gënjeja nëse do të thosha se nuk zhgënjehem asnjëherë. Në fakt, ndihem i zhgënjyer thuasjse çdo ditë.

Ajo çka e dallon sipërmarrësin nga personat e tjerë është që sipërmarrësit bëjnë diçka me zhgënjimin e tyre. Ata e bëjnë atë të dobishëm. Ata e kthejnë atë në një oportunitet për rritje. Për shembull, unë kam filluar të mbaj një bllok ku shënoj të gjitha zhgënjimet e mia. Ajo që është interesante këtu është fakti se këto gjëra shpesh nuk janë probleme të mëdha dhe se unë jam “budalla” duke humbur energji për ato.
Është një emocion që duhet të largohet nga sistemi njerëzor. Vetëm atëherë ju mund të bëheni efektiv si një sipërmarrës i suksesshëm.

5. Shqetësimi
Sipërmarrësit kanë të paktën dyfishin e numrit të gjërave për t’u shqetësuar, në krahasim me njerëzit “e rregullt”. Disa sipërmarrës i lejojnë shqetësimet t’i çorientojnë ata. Ata mund të rrëzohen një ditë emocionalisht dhe fizikisht dhe më e mira do të jetë të marrin disa muaj pushim. Pesha e shqetësimeve i shtyp ata. Sipërmarrës të tjerë – ato të cilët janë më me përvojë dhe të qëndrueshëm kundrejt peshës së shqetësimeve – e kuptojnë se shqetësimet të vendosin kundër vetvetes. Ajo merr energji të çmuar që duhet të fokusohet në krijimin e vlerës. Shqetësimi nuk e ul mundësinë e ndodhjes së gjërave të këqija. Kështu që pse duhet të merakosemi ?

Nëse ju mund ta pastroni veten nga këto pesë emocione problematike, ju mund të jeni në rrugën e duhur për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm. Ajo kërkon përpjekje por ia vlen.

Burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0