5 dokumentarë të rinj inspirues që çdo sipërmarrës duhet t’i shikojë - Business Magazine Albania

5 dokumentarë të rinj inspirues që çdo sipërmarrës duhet t’i shikojë


Festivali i 16-të i Filmit Tribeca fillon këtë javë në New York City. Nga historia e shtëpisë diskografike të “Sean “Diddy” Combs” deri tek politikani kontraversal që fshihet pas Donald Trump, dokumentarët në Festivalin e Filmit Tribeca të këtij viti nxjerrin në pah disa nga njerëzit më interesantë dhe pasionet e tyre.

Festivali i 16 i “Tribeca Film”, i cili zgjat nga 19-30 Prill, do të shfaqë një sërë filmash, duke përfshirë dokumentarë dhe histori të shkurtra. Festivali pasqyron shumë tema, por Business Mag iu sugjeron këto pesë dokumentarë, të cilët do të frymëzojnë, edukojnë dhe ndoshta edhe do të trembin sipërmarrësit.

  1. “Can’t Stop, Won’t Stop: The Bad Boy Story”

Sean “Diddy” Combs, themeluesi i “Bad Boy Records”, rrëfen eksperiencën e tij në fillimet e shtëpisë diskografike, pasi u ribashkua me grupin e muzikantëve për një mikëpritje masive. Drejtori dhe producenti Daniel Kaufman shfaq gjurmët e tragjedive dhe suksesin e tij fantastik në Harmel dhe Brooklyn. Combs ofron një shfaqje në prapaskenë të bashkimit më të madh në historinë e hip hopit dhe ndikimin që kjo pati në muzikë, në botën e modës dhe kulturë.

  1. “Blurred Lines: Inside the Art World”

Ndonjëherë pyes veten se çfarë ndodh në biznesin e artit? “Blurred Lines” u tregon shikuesve universin e komplikuar përmes syve të lojtarëve më të mëdhenj të industrisë. Drejtori Barry Avrich shpjegon rolin e kuratorëve, shtëpive ankand dhe artistëve, ndërsa audienca shikon punët e brendshme të një profesioni që njihet për inovacionin dhe vlerat e saj.

  1. “Chris Gethard: Career Suicide

Kur jeta bëhet e vështirë , përpiquni të gjeni pak humor. Kjo është ajo që e bëri Chris Gethard të luftonte me depresionin, alkoolizmin dhe shëndetin mendor. Në emisionin e tij, komediani na tregon betejat dhe përvojat më të paharrueshme personale. Ai tregon se ndërsa nuk ka zgjidhje të lehta për disa nga problemet më të vështira të jetës, e qeshura, familja dhe mbështetja mund të bëjnë një ndryshim të madh.

  1. “Get Me Roger Stone”

Vetëm për shkak se dikush është jo popullor nuk do të thotë se ai është i pafuqishëm. Roger Stone është i përfshirë në politikën Republikane që nga viti 1970 dhe ende është klasifikuar si një i huaj ndaj stabilitetit politik. Por mos e nënvlerësoni atë: Projekti i Stone ishte presidenti aktual Donald Trump, i cili është intervistuar në këtë film. Politika e tij e diskutueshme është refuzuar nga rrjedha konservatore, por kjo nuk e ka ndaluar atë nga të qenit i suksesshëm.

  1. “Wasted! The Story of Food Waste”

Përkundër gjithë energjisë së përkushtuar ndaj krijimit të ushqimit, rreth 1.3 miliardë ton ushqime hidhen çdo vit. Në këtë dokumentar, drejtorët Anna Chai dhe Nari Kye e adresuan çështjen globale dhe ofrojnë zgjidhje në përshtatjen e prespektivave të konsumatorit dhe ndryshimet në prodhimin e ushqimit. Anthony Bourdain, producent ekzekutiv dhe emrat më me ndikim të industrisë si Dan Barbar, Mario Batali, Danny Bowien dhe Massimo Bottura të gjithë kanë peshën e tyre në këtë çështje.

Këta dokumentarë do të shfaqen në të gjitha ekranet e teatrove në New York gjatë festivalit dhe do të jenë të disponueshme pas eventit.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0