5 Arsye pse smartphone-t Samsung Galaxy A janë zgjedhja e duhur - Business Magazine Albania

5 Arsye pse smartphone-t Samsung Galaxy A janë zgjedhja e duhur

5 Arsye pse smartphone-t Samsung Galaxy A janë zgjedhja e duhur

Falë kamerave, dizajnit, performancës së fuqishme, hapësirë ruajtëse të zgjeruar, si dhe shumë opsioneve të tjera të shkëlqyera, seria Samsung Galaxy A që u prezantuar këtë vit kombinon gjithçka që duam nga smartphone-i ynë – me një çmim të arsyeshëm. E tani që periudha e dhuratave festive po afron ne ju tregojmë 5 arsye pse Galaxy A53 dhe Galaxy A33 janë zgjedhja e duhur.

  1. Opsionet e përsosura të kamerës

Me një procesor krejt të ri 5 nm dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, sistemi i kamerës i serisë së re Galaxy A ofron disa veçori interesante që bëjnë çdo imazh të duket fantastik – edhe në ndriçim të ulët. Night Mode i përmirësuar siguron që të shkrepni foto plot detaje, pavarësisht nga koha e ditës ose cilësia e dritës. Për më tepër, ekziston  Portrait Mode për selfie të shkëlqyera dhe Fun Mode i cili u ofron përdoruesve një përzgjedhje të madhe filtrash argëtues. Një vlerë e shtuar është dhe teknologjia VDIS në Galaxy A53, e cila minimizon dridhjet teksa regjistroni kur jeni në lëvizje.

  1. Dizajn tërheqës dhe miqësor me mjedisin

Seria e re Galaxy A është dizajnuar për të qenë funksionale dhe moderne njëkohësisht. Me Ambient Edge që gërsheton kamerën me trupin pa shenja të dallueshme, smartphone-t Galaxy A janë të bukur në tërësi dhe plotësisht funksional, me kapacitet të shtuar të baterisë brenda një kornize mat të hollë. Këta smartphone vijnë në 4 ngjyra: e zezë fantastike, e bardhë fantastike, blu fantastike, ngjyrë pjeshkë fantastike.

Si pjesë e iniciativës Samsung Galaxy for Planet – e cila synon të mbrojë planetin – paketimi i serisë Galaxy A ka në përbërje letër me burim të qëndrueshëm, ndërsa tek vetë pajisjet janë përdorur materiale të ricikluara për butonat anësore dhe portat e kartave SIM.

  1. Një ekran i madh dhe rezistent

Në të kaluarën, një ditë me diell mund ta bënte të vështirë për të parë ekranin e smartphone-t, por algoritmi inteligjent i serisë së re Galaxy A siguron që ekrani të shfaqi çdo detaj, edhe në hapësirat e jashtme duke reduktuar ndërkohë dritën blu me Eye Comfort Shield. Ekrani i gjerë 6,5 inç Super AMOLED i Galaxy A53 ofron gjithashtu një shpejtësi rifreskimi 120 Hz për një përvojë gjithëpërfshirëse ndërsa Galaxy A33 përmban një ekran Super AMOLED 6,4 inç me një shpejtësi rifreskimi 90 Hz.

Në mënyrë që përdoruesit të shijojnë përmbajtjen e dëshiruar pa u shqetësuar, Galaxy A53 5G dhe Galaxy A33 5G, përmbajnë standardin IP67 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.  Të pajisur me xhamin mbrojtës jashtëzakonisht të fortë Corning® Gorilla® Glass 5, këto smartphone kanë mbrojtje shtesë dhe janë më rezistent ndaj gërvishtjeve.

  1. Bateri që zgjat

Një bateri e qëndrueshme është gjithashtu një domosdoshmëri. Smartphone-t Galaxy A53 dhe A33 janë të dizajnuar me një kapacitet të shtuar të baterisë (5000 mAh) që mund të zgjasë deri në dy ditë. Gjithashtu, mund t’i rikarikoni shpejt me Super Fast Charging deri në 25 W dhe të aktivizoni ruajtjen adaptive të energjisë për të përmirësuar performancën e përgjithshme të baterisë.

  1. Mbi të gjitha, një përvojë e sigurt

Seria e re Galaxy A siguron që të dhënat dhe informacioni të qëndrojnë të mbrojtura dhe të sigurta falë Samsung Knox. Kur ruani fotografi private, shënime dhe aplikacione, Secure Folder u ofron përdoruesve një kasafortë digjitale të koduar, në mënyrë që vetëm ata të kenë akses në përmbajtjen e tij. Duke përdorur Private Share, përdoruesit mund të kontrollojnë saktësisht se kush ka akses në skedarë dhe për sa kohë.

Një arsye më shumë për të zgjedhur këta smartphone është dhe oferta nga Samsung. Me blerjen e Galaxy A33 dhe A53  ju përfitoni një provë gjashtëmujore falas të memories prej 100 GB në “OneDrive cloud”. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 25 mars 2022 dhe 31 mars 2023. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0