4iG blen kompaninë e telefonisë ONE, pas Albtelekom - Business Magazine Albania

4iG blen kompaninë e telefonisë ONE, pas Albtelekom

4iG

“4iG  mund të zotërojë operatorin shqiptar me rritjen më të shpejtë”, bëjnë të ditur burimet zyrtare të kompanisë. 

4iG PLC ka arritur një marrëveshje përfundimtare për të blerë ONE Telecommunications sh.a, njofton kompania. ONE është operatori celular i dytë më i madh dhe me rritjen më të lartë në Shqipëri me 1.36 milionë abonentë. Vitin e kaluar, ONE arriti të sigurojë të ardhura prej 68.1 milionë eurosh, me një EBITDA (fitimi i tatueshëm para interesit, tatimit, zhvlerësimit dhe amortizmit) prej 20.8 milionë eurosh, dhe një marzh EBITDA mbi 30%.

Sipas kompanisë, “infrastruktura e ONE është e jashtëzakonshme krahasimisht me kompanitë e tjera në rajon, me 632 kullat e transmetimit, të cilat janë të përshatshme për komunikimin celular 5G, si dhe shërbimet 4G/LTE”. Blerja shënon një tjetër hap në strategjinë e zgjerimit të 4iG-së në Ballkanin Perëndimor. 4iG mund të përfundojë transaksionin duke ndjekur procedurat regullatore në Shqipëri.

4iG PLC ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare shitblerje për të blerë ONE Telecommunications sh.a., shpallur nga Bursa e Budapestit. One ofron shërbimin më të mirë në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, që i atribuohet 632 kullave të transmetimit të gatshme për 5G dhe që ofrojnë një mbulim prej 98.5% të gjithë popullatës. Pas ripozicionimit të markës dhe shërbimeve, ONE, me 420 punonjës, ka rritur ndjeshëm pjesën e saj të tregut kohët e fundit, duke arritur 41% të totalit të abonentëve të telefonisë celulare gjatë tremujorit të tretë të 2021.

“Falë rrjetit të telekomunikacionit, i cili është rinovuar vitin e kaluar, ONE Telecommunications është një operator me një potencial të fortë rritjeje dhe do të përshatetit mirë në portofolin tonë të telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, sapo të përfundojë blerja. Jemi krenarë që me blerjen e ONE Telecommunications dhe Albtelecom, 4iG group do të bëhet një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri dhe lojtari më i madh në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Ne kemi ardhur në Shqipëri si një investitor profesionist me një vizion afat gjatë për të qënë të pranishëm në vend, duke ofruar shërbime me cilësi të lartë për klientët vendas dhe ata të biznesit”, theksoi Gellért Jászai, Kryetar dhe CEO i 4iG pas njoftimit.

Lexo: ALBtelecom drejt shitjes, kompania hungareze 4iG blen 80.27% të aksioneve

“Gjatë tre viteve të fundit, ONE Telecommunications u shndërrua në ofruesin më të mirë të shërbimit celular në Shqipëri. Arritjet tona nuk do kishin qënë të mundura pa punën dhe dedikimin e gjithë punonjësve të Kompanisë. Kjo shitje është një vërtetim i mëtejshëm i profesionalizmit të tyre dhe i përpjekjeve tona për të sjellë ndryshim në tregun celular në Shqipëri. Ne jemi të sigurt se në duart e afta të 4iG, ONE Telecommunications dhe punonjësit e saj do të vazhdojnë të lulëzojnë.” tha Elvin Guri, aksioner kryesor i One.

Me një bazë abonentësh me rritje të shpejtë, ONE është i gatshëm për një rritje të konsiderueshme në sektorin celular, falë strategjisë së mirëpërcaktuar të kompanisë në vitet e fundit. Kompania ka 1.36 milionë abonentë, 68.1 milionë euro të ardhura dhe një EBITDA prej 20.8 milionë eurosh në 2020.

Në fillim të dhjetorit, 4iG njoftoi se nënshkroi marrëveshjen përfundimtare për blerjen e 80.72%, shumicën e aksioneve në kompaninë më të madhe dhe pjesërisht shtetërore  të telekomunikacionit në vend, Albtelecom, i cili ofron shërbime të telekomit fiks dhe celular. Me marrjen e lejes rregullatore të autoriteteve, grupi 4iG do të bëhet lojëtari më i spikatur i Shqipërisë në sektorin e telekomunikacionit. Me fokus në tregun celular, portofoli i ONE dhe ALBtelecom, një ofrues i shërbimeve fikse dhe celulare, mund të krijojë sinergji të fortë. Palët nuk e zbuluan vlerën e transaksionit, i cili mund të mbetet i pa-shpallur, në bazë të procedurave rregullatore në Shqipëri.

4iG PLC, me Seli në Budapest, është një nga kompanitë kryesore të TIK-ut (Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit) në Hungari, dhe një nga grupet kryesore në ekonominë digjitale të bazuar në njohurinë e të dhënave. Për më shumë se 25 vjet, 4iG ka qënë e pranishme në fushën e industrisë dhe teknologjive inovative të pavarura nga industria, duke zgjeruar vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e saj për të përmbushur nevojat e tregut të TIK-ut. Kompania ka më shumë se 1900 punonjës dhe ofron zgjidhje me një spektër të gjerë, me interesa të rëndësishme në IT, telekomunikim satelitor, telekomunikacion, dhe zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit. Kompania, e listuar në Bursën e Budapestit, synon të krijojë një pozicion dominues ne treg në Hungari dhe në rajonet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Ballkanit, në një gamë të gjerë shërbimesh informacioni dhe komunikimi.

ONE Telecommunications sh.a. është operatori i dytë më i madh në Shqipëri dhe ka rritur gradualisht pjesën e tij të tregut gjatë viteve të fundit. Kompania ka 137 pika shitjesh në pronësi, me 70 partnerë që ofrojnë shërbimet e ONE. Mbulimi LTE/4G i 98.5% i popullsisë sigurohet nga 632 kullat e veta të transmetimit, të cilat janë të gatshme të operojnë me teknologjinë 5G në çastin që përmbushen kërkesat ligjore. ONE ka një total prej 1.36 milionë abonentërsh, prej 2.68 milionësh në total, ku 1.1 milionë ishin përdorues aktivë në tremujorin e tretë të 2021. Parashikmi i vetë kompanisë është për një rritje vjetore prej më shumë se 10%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0