4 personalitetet që ndodhen tek çdo sipërmarrës

4 personalitetet që ndodhen tek çdo sipërmarrës


*NGA MICHAEL E. GERBER

Author i The E-Myth

Ka mënyra të pafundme për të krijuar një sipërmarrje të re, por ka vetëm një kuadrant të ngjeshur të karaktereve që përcakton formën e saj, realitetin që shpreh dhe manifestimin e arsyeve së ekzistencës së saj. Këto kuadrante të ngushta të karaktereve sipërmarrëse përcaktojnë realitetin e një sipërmarrësi.

Ato janë: Ëndërruesi, Mendimtari, Rrëfimtari dhe Lideri.

Unë kam shkruar gjatë për këtë në librin tim, “Të zgjosh sipërmarrësin brenda vetes.” Por, për të adresuar ato nëpërmjet kontekstit të një sipërmarrjeje të re, më lejoni t’ju jap ato informacione që do ju duhen për t’i aplikuar në kërkimin tuaj.

Ëndërruesi është absolutisht personaliteti esencial në zemër të një sipërmarrësi. Ëndërruesi shikon dhe angazhohet për krijimin e rezultateve të mira. Këto rezultate të mira në binom me Ëndrrën, do të thonë gjithçka për një ndërmarrje të madhe. Ato janë zemra dhe shpirti i saj.

personalitetet-sipërmarrës-businesmag 2

Në nisje të karrierës sime ndërmarrëse, Ëndrra ime, Rezultati i Madh, u përmblodh në këto fjalë: “Të transformoj gjendjen e bizneseve të vogla në të gjithë botën.”

Kjo ishte ajo që doja të bëja në 1975, dhe vazhdon të ngelet ëndrra ime edhe sot e kësaj dite, rreth 40 vite pas angazhimit tim për ta bërë atë.

Ëndrra juaj nuk ndryshon me kalimin e kohës; ajo qëndron konstante. Si e manifeston Ëndrrën tënde, gjithsesi, mënyra se si e përmbush atë, do të ndryshojë me kalimin e kohës, por zemra dhe shpirti i saj jo.

Prandaj, mund të themi se sipërmarrësit e rinj maten nga madhësia dhe karakteri i Ëndrrave të tyre, dhe aftësia për ti kthyer ato në realitet.

Artikulli u publikua më parë në faqen 42 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Mendimtari është kuadranti i dytë i personalitetit të një sipërmarrësi.

Ëndërruesi ka një Ëndërr; Mendimtari ka një Vizion.

Mendimtari është personi që e strukturon Ëndrrën dhe i jep formë asaj në biznes, forma në të cilën Ëndrra bëhet realitet. Është ajo që ngjiz trungun e saj, le të themi.

“Ky është modeli i biznesit,” thotë Mendimtari, ”kjo është mënyra me të cilën do t’i shfaqet botës sipërmarrja.”

Në rastin tim mendova McDonald’s. Nëse Ëndrra ime ishte të transformoja gjendjen e bizneseve të vogla botërisht, atëherë vizioni im ishte të shpikja ‘McDonald’s’-in e shërbimeve të konsulencës së bizneseve të vogla.

“Turnkey consulting”. Në duart e “fëmijëve me rrogë minimale”.

Pra kuptoni. Shikoni sistemin e zhvillimit të biznesit që “fëmijët” do të zhvillonin, me kosto shumë të ulët, e gjitha nëpërmjet inteligjencës së një sistemi të zhvillimit të ndërmarrjes.

Një sistem universal, i cili mund të aplikohej te çdo biznes, në çdo industri pavarësisht se sa e vogël është dhe se çfarë produktesh apo shërbimesh ka ajo. Gjithçka në dorë të fëmijëve me pagë minimale, ashtu si McDonald’s.

“E pamundur,” më thanë të gjithë. Por, po sikur të ishte e mundur? “Po pastaj?” i thotë Mendimtari, Endërruesit, i cili vetëm qesh.

Kjo është në fund të fundit thelbi i natyrës së një Ëndërruesi dhe një Mendimtari.

Për Rrëfimtarin dhe Liderin do të flasim në artikullin e ardhshëm tek www.BusinessMag.al. Na ndiqni Online.

Artikulli u publikua më parë në faqen 42 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0