‘’Nuk di si të tërheq kapital…?’’ Shefqet Avdullau tregon ‘sekretet’ e një pitch-i fitues - Business Magazine Albania

‘’Nuk di si të tërheq kapital…?’’ Shefqet Avdullau tregon ‘sekretet’ e një pitch-i fitues

Shefqet Avdullau, investitor engjëll me një portofol prej 16 startup-esh, dy exit-eve dhe ekspert i validimit të ideve të biznesit, ndan përgjigjet e tij për disa prej pyetjeve që u interesojnë të gjithë atyre që duan të tërheqin investitorë, të rrisin biznesin dhe të kuptojnë se ku fshihet potenciali i vërtetë i tregut shqiptar dhe jo vetëm

Në cilat industri apo sektorë ka vendi ynë “thesarë të fshehur” për investime tani? Ku shikoni se ka potencial të madh Shqipëria?

Unë jam i fokusuar në tri vertikale kryesore: Fintech, Adtech, dhe Healthtech. Këto janë fusha ku teknologjia mund të sjellë ndryshime rrënjësore dhe ku nevoja për përmirësim është mbarë botërore.

Pse Shqipëria? Sepse ne kemi një minierë ari që ende nuk po e shfrytëzojmë siç duhet. Avantazhi ynë nuk është më thjesht kostoja e ulët operacionale krahasuar me Perëndimin; kjo është vetëm baza. Potenciali i vërtetë qëndron te ndërlidhja e talenteve

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0