4 mënyra për të angazhuar dhe frymëzuar ekipin tuaj - Business Magazine Albania

4 mënyra për të angazhuar dhe frymëzuar ekipin tuaj

4 mënyra për të angazhuar dhe frymëzuar ekipin tuaj

Mungesa e angazhimit në punë shoqërohet me nivele të ulëta të produktivitetit dhe madje edhe humbje të të ardhurave.

Çuditërisht, nuk është aq e vështirë të angazhoni dhe frymëzoni ekipin tuaj nëse bëni përpjekjen më të vogël. Më poshtë BusinessMag ju tregon disa mënyra të thjeshta për të motivuar dhe frymëzuar ekipin tuaj:

Komunikoni me ta

Komunikimi është thelbësor. Nëse skuadra juaj nuk di as se çfarë doni prej tyre, si mund të prisni që ata të angazhohen? Një gabim i zakonshëm që bëjnë disa ndërmarrje është që mendojnë se punonjësit duhet të dinë më pak se ata. Nëse e mbani ekipin tuaj në errësirë ​​për vizionin dhe qëllimet e kompanisë, ata nuk mund t’ju ndihmojnë t’i arrini ato!

Duhet kuptuar fakti se fjalët mund të nënkuptojnë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Sigurimi se të gjithë kanë informacionin e nevojshëm për një gjykim të mirë kur punojnë me klientë dhe kolegët e tyre është shumë i rëndësishëm.

Dëgjojini ata

Ekipi juaj nuk do të jetë i apasionuar ose i lumtur për të punuar me ju nëse nuk keni interes për gjërat që ata kanë për të thënë. Kur punonjësit ndihen të vlerësuar, ka më shumë gjasa t’ju besojnë, respektojnë dhe qëndrojnë besnikë ndaj kompanisë suaj! Në vend që thjesht t’i drejtoni punonjësit tuaj, njihuni me ta. Mësoni pikat e tyre të forta dhe punoni me to. Ekipi juaj do të jetë më i interesuar dhe i angazhuar në punë vetëm nëse punëdhënësit e tyre krijojnë marrëdhënie personale përmes të dëgjuarit dhe jo thjesht të drejtuarit.

Lexo edhe:Pothuajse një e katërta e fëmijëve të moshës 5-7 vjeç zotërojnë telefona inteligjentë!

Përqëndrohuni tek njerëzit, jo tek transaksionet

Nëse doni një ekip të angazhuar dhe të frymëzuar, gjithçka fillon me punonjësit. Të gjitha kompanitë, pavarësisht nga industria ose madhësia, mbeshteten tek njerëzit. Sidoqoftë, ndonjëherë e harrojmë këtë. Shpesh, CEO-t përqendrohen thjesht në marrëdhëniet transaksionale; ata kujdesen vetëm për sasinë e punës që bën një ekip. Ata i shohin punonjësit si një mjet për të marrë më shumë klientë dhe më pas të ardhura më të mëdha. Por në këtë mënyrë skuadrat ndihen të nënvlerësuara dhe shkëputen nga puna.

Harrojeni për një moment punën e tyre dhe përqendrohuni tek ekipi juaj si individë. Pyetini ata për jetën e tyre, investoni në zhvillimin e tyre profesional dhe bisedoni me ta si qenie njerëzore. Pyetini çfarë i motivon ata. Një orar më fleksibël? Përgjegjësi shtesë? Trajnim i specializuar? Kur ata ndihen të kuptuar dhe vlerësuar automatikisht do të jenë më të angazhuar, të frymëzuar, motivuar dhe produktivë.

Sigurojuni mundësi për zhvillim

94% e të punësuarve do të punonin për një kompani më gjatë nëse ajo kompani do t’i ndihmonte ata të mësonin. Në të kundërt, arsyeja #1 që shumica lënë kompaninë është sepse nuk ju jepet mundësia për të mësuar.

Zhvillimi personal dhe profesional është më i rëndësishëm se kurrë për fuqinë e sotme punëtore. Ekipet e lumtur janë ekipe të angazhuara dhe të mësuarit gjithë gjithë kohës sjell frymëzim. Duke ndihmuar punonjësit tuaj ta bëjnë më mirë punën e tyre, ju më pas mund të rrisni angazhimin dhe produktivitetin e tyre.

Një ekip i angazhuar dhe i frymëzuar është edhe më i lumtur dhe më i suksesshëm. Pavarësisht nëse përqëndroheni në rritjen e komunikimit, të dëgjuarit ose të gjitha më sipër, ekzistojnë shumë mënyra për të vlerësuar dhe frymëzuar ekipin tuaj.

nga Kim Peterson Stone

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0