4 Gabimet e drejtuesve pa përvojë

4 Gabimet e drejtuesve pa përvojë


Çelësi është të mësosh nga gabimet dhe t’i shmangësh ato në të ardhmen.

Për t’ju ndihmuar juve dhe kolegëve tuaj të shmangni disa gabime të zakonshme të lidershipit ose të rikuperoni me klas nga ato që janë të pashmangshme, BusinessMag rendit 4 gabimet tragjike të një drejtuesi pa përvojë:

Refuzon feedback-un

Fakti që ti je menaxher nuk do të thotë që i di të gjitha, dhe këta të fundit janë shumë të rrallë. Një nga tiparet më të vlefshme që një lider und të posedojë është përulësia. Duke pranuar mendime dhe ide nga të tjerët ju rriteni dhe përfitoni më shumë. Mos i refuzoni këshillat sepse asnjë menaxher nuk është perfekt.

Harron të argëtohet

Roli imenaxherit është një rol më serioz brenda një organizate. Por, edhe pse ka afate dhe punë për t’u bërë, përpiquni të krjioni një atmosferë pozitive në zyrë.

Punonjësit mesatarisht shpenzojnë rreth 1/3 e kohës së tyre në punë, kështu bëjeni këtë përvojë sa më të këndshme për ta. Motivojini ata për të arritur qëllimin, pak muzikë në zyrë, udhëtime të shkurtra, pushime dreke nën shoqërinë e stafit e çdo ide tjetër që ju duket argëtuese.

Neglizhon zhvillimin profesional

Disa menaxherë janë të vendosur në atë pozitë, sepse ata janë të aftë të mbikëqyrin të tjerët, ndërkohë që disa të tjerë bëhen menaxherë edhe pse nuk e kanë idenë se çfarë duhet të bëjnë.

Cildo qofshi ju, është e rëndësishme që çdo menaxher të përmirësoj aftësitë e tij dhe të marr pjesë në trajnime të ndryshme në fushën e menaxhimit. Edhe nëse mëson nga një mentor ose merr pjesë në një seminar menaxhimi, menaxherët duhet t’i kushtojnë kohë reale qëllimit për të përmirësuar veten në rolin e tyre.

Nuk delegon

Mund të jetë e vështirë të besosh në aftësitë profesionale të ekipit tënd. Liderët që janë të aftë të delegojnë detyrat e menaxhojnë më mirë kohën e tyre, por dhe atë të punonjësve. Delegimi e ndihmon një biznes të lulëzojë duke krijuar një kulturë pune ku punonjësit ndihen të respektuar dhe të vlerësuar.

/CuinSight

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0