4 gabime që bëni kur kërkoni ndihmë në punë - Business Magazine Albania

4 gabime që bëni kur kërkoni ndihmë në punë


Kur kërkoni ndihmë nga kolegët në punë nuk ndiheni dhe aq mirë, gjë që është krejtësisht normale. Sipas psikologes sociale Heidi Grant, është pjesë e natyrës njerëzore që ne kemi frikë të pranojmë se na duhet ndihmë. “Të gjithë kemi pak frikë të kërkojmë ndihmë,” thotë Grant në një prezantim të fundit për TED Talks. “Por, realiteti i punës dhe jetës moderne është se askush nuk ia del dot vetëm”.

Lexoni: 9 fraza që duhet t’u thoni më shpesh kolegëve tuaj në punë

Në hulumtimin e saj mbi motivimin dhe komunikimin, Grant ka zbuluar se të gjithë kërkojnë ndihmë nga kolegët dhe mentorët, por kur është fjala për ta kërkuar atë, shumica e bëjnë në mënyrën e gabuar. “Ne duhet të mbështetemi tek njerëzit e tjerë për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre,” shton ajo. “Nëse do të kërkojmë ndihmë, të cilën duhet ta bëjmë të gjithë, praktikisht çdo ditë, e vetmja mënyrë për të cilën do të fillojmë të shqetësohemi është që ta kërkojmë siç duhet”.

Grant thotë se për të rritur shanset tuaja për të marrë një “po” nga dikush, ju duhet të jeni të sigurtë në veten tuaj dhe duhet të poziciononi kërkesën tuaj në mënyrë që personi ta shohë atë si të dobishme për të ndihmuar. Për ta bërë këtë, duhet të jeni më të drejtpërdrejtë. Më poshtë po ju tregojmë disa gabime që mund të bëni:

Nuk kërkoni ndihmë drejtpërdrejt

Kur jeni të mbytur nga stresi dhe sikleti, të tjerët mund të mos e kuptojnë se çfarë po kërkoni prej tyre, thotë Grant – dhe shpesh, të tjerët janë në mëdyshje nëse do t’ju ndihmojnë, pasi kërkesa juaj nuk ishte e drejtpërdrejtë. “Hulumtimi tregon se 90% e ndihmës që bashkëpunëtorët i japin njëri-tjetrit në vendin e punës është si përgjigje e kërkesave të qarta për ndihmë,” shpjegon Grant. Kështu që ju do të duhet të thoni fjalët, “Unë kam nevojë për ndihmën tuaj.” Ajo gjithashtu vë në dukje se shumë njerëz vuajnë nga “iluzioni i transparencës”, një supozim psikologjik ku ne gabimisht besojmë se mendimet dhe ndjenjat tona janë të dukshme për njerëzit e tjerë. “Edhe njerëzit më të afërt me ju mund të jenë në dyshim për mënyrën se si duhet t’ju mbështesin. Nëse keni nevojë për ndihmë, kërkojeni atë drejtpërdrejt.”

Kërkoni falje që po kërkoni ndihmë

Është e zakonshme që njerëzit të kërkojnë falje në kërkesat e tyre për ndihmë, por duke bërë kështu mund ta bëjë kërkesën tuaj më pak efektive, thotë Grant. Qëndroni larg frazave të tilla si, “Më vjen keq që po të pyes për këtë”, ose “E urrej faktin që po të shqetësoj për këtë”, pasi duke bërë kështu kërkesa juaj mund të jetë e paqartë. Kur ju ndjeni nevojën të kërkoni falje, personi që po ja kërkoni ndihet çuditshëm që do t’ju ndihmojë. Kur kërkoni ndihmë, jini shumë specifikë për ndihmën që dëshironi dhe mos kërkoni falje për të.

Lexoni: Po nisni një biznes? 5 pyetje mund t’ju vijnë në ndihmë në fillim

Kërkoni ndihmë pas ekranit

Është e thjeshtë të shkruash në Slack ose të dërgosh email kur keni siklet të kërkoni ndihmë personalisht, por Grant thekson se është gjithashtu më e lehtë për njerëzit të thonë “jo” nga ekrani. “Neve na pëlqen të kërkojmë ndihmë me email ose me një mesazh, sepse shpesh herë e kemi të vështirë për ta kërkuar personalisht. Sipas Grant, njerëzit në vendin e punës kanë më shumë gjasa t’ju ofrojnë ndihmë kur u drejtoheni personalisht. Sipas hulumtimeve personat që kërkojnë ndihmë personalisht kanë 30 herë më shumë gjasa të marrin një po, sesa një kërkesë e bërë me email. Mund të jetë më e lehtë dhe më pak stresuese të shkruani një kërkesë për ndihmë me email, por përpjekja për të folur personalisht mund të bëjë ndryshimin midis një Po-je dhe Jo-je.

Ju nuk shprehni mirënjohje

Një tjetër gabim i zakonshëm që bëjnë njerëzit kur kërkojnë ndihmë në të vërtetë ndodh pasi personi i ka ndihmuar. Njerëzit shpesh nuk shprehin mirënjohje kur dikush i ndihmon dhe ky është një gabim që do ju ndikojë në marrëdhënien e ardhshme me kolegët dhe marrjen e ndihmës në të ardhmen.

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0