9 fraza që duhet t'u thoni më shpesh kolegëve tuaj në punë - Business Magazine Albania

9 fraza që duhet t’u thoni më shpesh kolegëve tuaj në punë


Përdorni fuqinë e fjalëve të thjeshta për të ndërtuar ura në punë.

A i komplimentoni kolegët tuaj për një punë të mirë që kanë bërë? Nëse po, sa shpesh? Dhe nëse jeni në një skuadër a i pranoni dhe festoni përpjekjet e njëri-tjetrit?

Ne shpenzojmë shumicën e kohës tonë në punë dhe gjatë kësaj kohe e trajtojmë njëri-tjetrin si të huaj. Duke marrë parasysh të gjitha bisedat që kemi gjatë një dite pune, ka disa fjali të pamohueshme që nëse i përdorim më shpesh me kolegët tanë, do të rezultojnë në një rritje të besimit.

Më poshtë janë 9 fraza që mund të thuash më shpesh për të ndërtuar ura lidhëse me kolegët nëse egoja nuk hyn në mes.

1. “Më duhet ta marr unë fajin për atë”

– Në vendet e punës toksike, pranimet e fajit janë hedhur në çdo drejtim. Në kulturat e llogaridhënies, pranimi i gabimeve shihet si rritje besimi.

2. “Më pëlqen mënyra si e ke trajtuar këtë ankesë të klientit”

– Duke lavdëruar njerëzit për tipare të caktuara të sjelljes, ju përforconi normat kulturore që e bëjnë kompaninë një vend të mirë për të punuar.

3. “Kam nevojë për këshillën tënde se çfarë duhet të bëj në këtë situatë”.

– Ekziston ky nocion i rremë se njerëzit që kërkojnë këshilla perceptohen si më pak kompetentë. Përkundrazi, hulumtimet kanë lidhur njerëz që kërkojnë këshilla për t’u perceptuar si më kompetentë.

4. “Unë besoj në gjykimin tënd”

– Besimi është një rrugë me dy anë. Kur e shtyn atë për tek anëtarët e skuadrës, ata do të jenë më të prirur për t’ua kthyer favorin dhe besimin.

5. “Nuk mund ta kisha bërë këtë pa ndihmën tënde”

– Kjo është një tjetër mënyrë e shkëlqyer për t’i thënë faleminderit dikujt, për të shkuar më lart e më gjerë, veçanërisht nëse ju bëri të dukeni mirë.

6. “Çfarë mund të bëj për të ndihmuar?”

– Kjo frazë është veçanërisht e dobishme gjatë kohëve të vështira, si afatet apo skenarët sfidues.

7. “Koha juaj e investuar në këtë projekt është shumë e rëndësishme”

– Lejoni që kolegët ose vartësit tuaj të dinë se e vlerësoni kohën e tyre. Ky është çelësi për të komunikuar që e kuptoni rëndësinë e përpjekjeve të tyre.

8. “Unë e kuptoj shqetësimin tuaj. Le të ecim së bashku dhe të dalim me një plan më të mirë”

– Empatia është gjithmonë një fitues në drejtim të nxitjes së bashkëpunimit të mirë. Duke vlerësuar ndjenjat e një personi tjetër, mund të zgjidhni më mirë problemet dhe të ndërtoni besimin më të shpejtë në rrugën drejt një zgjidhjeje.

9. “Është kaq mirë të punosh me ty”

– Falenderimi verbal është një art i humbur që zakonisht nuk dëgjohet në mjediset e biznesit transaksional. Por është gjetur të jetë një motivues i fuqishëm për të nxitur besnikërinë dhe për të rritur përkushtimin ndaj punës ose skuadrës.

INC

Anxhela Haxhillari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0