3 shenja toksicitetit të kompanisë ku po aplikoni për punë - Business Magazine Albania

3 shenja toksicitetit të kompanisë ku po aplikoni për punë

Kur punoni në një vend pune toksik, shenjat mund të jenë të lehta për t’u njohur. Të bërtiturat dhe ngacmimet, shumë thashetheme dhe ngarkesa të paqëndrueshme të punës janë disa shenja dalluese të zakonshme. Por, identifikimi i toksicitetit në një organizatë për të cilën nuk punon ende mund të jetë e më i vështirë. Këtu janë tre “flamuj të kuq” lehtësisht të identifikueshëm që Businessmag ka përzgjedhur mes disa sfidave që duhet të keni parasysh kur jeni duke aplikuar dhe intervistuar për një punë të re.

1-Një proces i keq interviste. Komunikimi i dobët nga rekrutuesit, proceset e paqarta dhe intervistat e pafundme janë disa sinjale se mund të ketë diçka në kompaninë ku po aplikoni. Shenja të tjera përfshijnë të qenurit jo fleksibël në datat dhe orët e intervistës dhe presionin për të pranuar ofertat në ditën e intervistës.

2-Çfarë thonë punonjësit aktualë (dhe jo). Dëgjoni me kujdes përgjigjet që japin punonjësit aktualë kur bëni pyetje në lidhje me rolin, ekipin specifik ku do të bashkoheni dhe organizatën e përgjithshme. Kini kujdes për përgjigjet e paqarta ose të koduara – dhe, natyrisht, pyetjet e shmangura. Mos kini frikë të bëni pyetje vijuese për të marrë më shumë qartësi.

3-Qarkullim i lartë. Një numër i madh vendesh të lira pune mund të jetë shenjë e rritjes së kompanisë, por, mund të tregojë gjithashtu se kompania po lufton për të mbajtur punonjësit e saj. Gjurmo se cilat role po postohen dhe sa shpesh. Nëse vëreni se të njëjtat role rriten rregullisht, ky mund të jetë një tjetër flamur i kuq që kultura e kompanisë është toksike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0