3 këshilla për situatën ku ndodhemi tani

këshilla

Nga Shpresa Rupar, trajnere neuro-linguistike

Në këtë Newsletter do flas rreth një teme të cilën deri tani nuk e kam prekur. Ndoshta ti mund të inatosesh, ndoshta mund të prekesh, gjithësesi nuk mundem të mos flas rreth kësaj teme.

Ky vit apo e ardhmja e afërt nuk duket si dritë në fund të tunelit, – besoj se edhe ti,…. nëse nuk jeton në një ishull larg këtij realiteti apo në një vend të izoluar pa internet, – e ke të qartë këtë, gjë që nuk e besoj se nuk do t’i lexoje tani këto rreshta -, apo nëse jeton pa TV.

Nuk mund të them që kjo situatë e paqartë nuk ndikon në punën time apo të bashkëpunëtorëve të mi. Natyrisht sektorin tim nuk e ka prekur aq sa sektorin e turizmit, shërbimet e hotelierisë apo rrjeteve të restoranteve, gjithësesi dua të them që e di se çfarë do të thotë të mbash përgjegjësi për veten, familjen, për të punësuarit dhe familjet e tyre, për bashkëpunëtorët e jashtëm, për partnerët e biznesit, për klientët.

Lexoni: Warren Buffett: 3 gjëra në jetë ndajnë vepruesit dhe arritësit nga ëndërrimtarët

Edhe unë mund të ulesha tani, të ankohesha dhe të shkruaja pa fund për kohën që harxhoj, – qoftë edhe kur përgatis këtë Newsletter, për netët pa gjumë, për marrjen e vendimeve shumë të vështira me të cilat në një mënyrë apo tjetër ndeshet çdo biznesmen apo zonjë në biznes, çdo entrepreneur, artist, i vetëpunësuar apo dikush që ka humbur vendin e punës….., JO viktimizimin nuk e kam pasur zakon dhe as sot nuk e bëj.

Gjithashtu në gjithë këtë periudhë nuk kam filozofuar dhe as tani nuk do filozofoj nëse kjo situatë është e drejtë apo jo, nëse masat e marra janë të drejta ajo jo, këto janë jashtë fushës dhe ekspertizës sime.

Qëllimi i këtij shkrimi është që unë me ty të ndaj 3 këshilla të cilat në këtë situatë më kanë ndihmuar mua, kompanitë dhe njerëzit me të cilët punoj.

Nëse dëshiron t’i dëgjosh ok, nëse jo të them faleminderit që më lexove deri tani.

Gjëja me të cilën ti merresh tani, qoftë pozicioni që mban në punën tënde, apo në fazën e karrierës ku ndodhesh apo kompania që ke, nuk ka qenë një “one night stand”, por diçka për të cilën ke investuar kohë, është diçka që e ka dashur dhe e do, ose diçka tek e cila beson. Nëse kjo është e vërtetë besoj se e ke të qartë që ndoshta kësaj gjëje do ti kushtosh kohë edhe një 10 vjeçar, ose edhe më shumë.

Më beso që çdo karrierë, çdo kompani, çdo investim, – që nuk është sukses 2 ditor…(nëse ky lloj ekziston), ka ulje dhe ngritje. 2020, në krahasim me vitet e deritanishme, ka më shumë ulje, gjithësesi e rëndësishme është që të mos humbasësh fokusin, të vazhdosh të punosh intensivisht për objektivat e tua, të besosh që edhe kjo gjë do kalojë dhe që ti do t’ia dalësh, të besosh tek vetja, pavarësisht sa e errët mund të duket situata ku ndodhemi tani.

A e di që ankesa, keqardhja është një nga ndjenjat më të bukura në këtë botë?…Nga ana tjetër është mirë të pranosh të vërtetën lakuriqe që kjo gjë mund edhe të të shkatërrojë, sepse kjo ndjenjë pa aq sa mund të duket lehtësuese, kur ankohesh ndaj dikujt apo diçkaje, është edhe po aq destruktive, prandaj të sugjeroj që mos e praktiko të paktën 5 minuta në ditë. Në vend që të pyesësh: ”pse po më ndodh kjo gjë”, ”Pse kanë marrë politikanët këto vendime”, ”Pse kanë marrë vendime dhe masa të tilla”, më mirë thuaj: ”kjo është situata, tani më mirë të ulem dhe të mendoj se çfarë unë mund të krijoj, cila është ai vendim strategjik që mund të marr sot për të krijuar të ardhmen”.

Kujdesi për shëndetin. 

Hapi i parë. Larg lajmeve, portaleve dhe lajmeve negative, edhe nëse duhet kujdesu që jo më shumë se 6 minuta në ditë.

Hapi i dytë nuk është të rrish shtrirë në krevat dhe të shikosh Netflix-in me një çokollatë apo akullore në dorë, por të jesh sa më aktiv brenda mundësive ku ndodhemi.

Hapi tretë. Mendo si të forcosh muskujt e mendjes. Fillo të investosh aty ku mendon se të mungojnë njohuritë, mendo si të jesh gati për të nesërmen.

Kaq kisha për të thënë sot dhe tani ik e bëje ditën dhe fundjavën të bukur.

Uroj që ti në fund pas kësaj krize të dalësh fitimtar, sepse vetë zhvillimi i ditëve të sotme nuk le më hapësirë për improvizime.

Sot është koha e atij që guxon . Unë e di që ti do t’ia dalësh.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale