Warren Buffett: 3 gjëra në jetë ndajnë vepruesit dhe arritësit nga ëndërrimtarët - Business Magazine Albania

Warren Buffett: 3 gjëra në jetë ndajnë vepruesit dhe arritësit nga ëndërrimtarët

Warren Buffett: 3 gjëra në jetë ndajnë vepruesit dhe arritësit nga ëndërrimtarët

Warren Buffett është pa dyshim investitori më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Ai filloi të investojë në 1942 me vetëm 114,75 dollarë. Tani është ndër 10 personat më të pasur në të gjithë botën. Ndërsa Buffett gabon herë pas here në lidhje me ekonominë (gabimi i tij më i madh është investimi prej 358 milionë dollarësh në US Airways), ai është i vëmendshëm për mësimet e tij më të famshme të jetës, si tre shembujt më poshtë.

Duajeni punën që bëni

E thjesht dhe e lehtë. Kur të bësh atë që do, suksesi do të pasojë. Buffett ka jetuar sipas këtij rregulli, duke deklaruar se kur të jesh i apasionuar pas punës tënde, “nuk do të punosh kurrë një ditë në jetën tënde”. Ai përfundon, “Ka ardhur koha kur ju duhet të filloni të bëni atë që dëshironi. Bëni një punë që e doni. Ju do të hidheni nga shtrati në mëngjes”. Atëherë, çfarë është ajo që dëshiron vërtet të bësh?

Lexo: 4 këshilla se si të merrni vlerësime pozitive

Ndaloni “mendimet dhe vepro”

Jeni ulur ndonjëherë në një vendim shumë gjatë dhe nuk keni bërë asgjë kur duhet të vepronit sipas tij? Kjo, sipas Buffett, është mosveprim. Është ngecje, shtyrja dhe shmangia e diçkaje që mund të ketë qenë rasti juaj më e mirë për të filluar dhe për të arritur qëllimet tuaja. Ne jemi të gjithë fajtorë për këtë, dhe Warren Buffett nuk është përjashtim. Në letrën e tij në vitit 1989 drejtuar aksionerëve të Berkshire Hathaway, Buffett tha: “Unë kam kryer disa blerje vërtet të mëdha që më janë shërbyer në një pjatë dhe që kam qenë plotësisht i aftë për t’i kuptuar. Për aksionerët e Berkshire, përfshirë edhe mua, kostoja e ka qenë e madhe “. Mësimi? Ashtu si me vendimet më të rëndësishme në jetë, duke përfshirë investimin, bëjeni hulumtimin tuaj plotësisht, merrni të gjitha informacionet dhe pastaj veproni me shpejtësi sipas vendimit tuaj. Dhe nëse përgjigjia është jo, vepro me të njëjtën qartësi mendore dhe largohu duke ditur që ke bërë zgjedhjen e duhur.

Mos e gjykoni veten sipas standardeve të të tjerëve

Kur vendosni shiritin për qëllimet tuaja, mos bini në një kurth për ta matur atë me masën e suksesit të njerëzve të tjerë. Në vend që të përpiqeni të ecni me të tjerët, matni veten tuaj me një nga rregullat më të famshme të Buffett – “kartën e brendshme” – e cila përcakton standardet tuaja dhe jo atë që bota ju imponon. Kartoni i brendshëm i pikëve, një parim që ai mësoi nga babai i tij, vjen nga thellësia dhe tregon të vërtetën tuaj. Ai i jep kuptim kush jeni dhe se si silleni natyrshëm dhe e sheh botën në bazë të vlerave dhe besimeve të tua, jo të dikujt tjetër. Me pak fjalë, merr rrugën më të lartë për të arritur suksesin pasi ai vjen nga zemra.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0