3 elementë esencialë dizajni për dyqanin tuaj online - Business Magazine Albania

3 elementë esencialë dizajni për dyqanin tuaj online


Mendoni për agjentët më të suksesshëm të shitjeve që ju njihni. Ata janë edhe artistë, edhe shkencëtarë, të aftë për të ndërtuar besim, të tregojnë historitë e produkteve të tyre në mënyrë bindëse, duke iu përgjigjur dhe duke kapërcyer kundërshtimet dhe si përfundim, duke mbyllur marrëveshjen. 

Nëse jeni një kompani e-commerce, website-i juaj është agjenti juaj. Dhe si një agjent i mirë, website-i duhet të nxjerrë në pah personalitetin e brandit tuaj ndërsa shfrytëzoni disa prej taktikave thelbësore të artit të “bërjes së pazareve” online:

Për të vepruar si një agjent i tillë veshur me sukses, duhet të merrni parasysh cilët janë 3 elementë esencialë dizajni për dyqanin tuaj online

1) Ndërtoni besimin duke vënë në pah premtimin e markës në faqen tuaj kryesore

Agjentët e fortë nuk e nisin kurrë historinë nga mesi i saj. Ata fillojnë duke u prezantuar se cilët janë ata dhe se çfarë e bën kompaninë e tyre të ndryshme. Faqet kryesore të website-ve janë një vend i shkëlqyer për të treguar mesazhin e markës suaj, produktet më të mira dhe promocionet e azhornuara që ju mund të keni.

A e ofroni produktin falas si fillim apo ofroni kthime të produktit falas? A janë produktet tuaja miqësore me mjedisin?

Faqja e internetit është vendi për të promovuar atë që e dallon kompaninë tuaj, ku në mënyrë tipike realizohet me fotografi të forta dhe deklarata goditëse që mund të lidhen me brendësinë e faqes për më shumë informacione. Të bëni të qartë dhe të aksesueshme në mënyrë të lehtë politikën e rikthimit mund t’ju ndihmojë në ndërtimin e besimit, ashtu siç kjo mund të arrihet me një propozim të qartë të vlerës. Një shembull i mirë është dhe Dyqantaxi.com kompania shqiptare e e-commerce ku brenda 2 ditëve mund ta ktheni mbrapsht produktin që keni blerë online.

2) Krijoni një eksperiencë të plotë psonisje

Faqet e produktit janë “brumi” i prezantimeve të shitjeve tuaja dhe duhet të kapërcejnë shqetësimet dhe kundërshtitë e blerjes së produktit. Të keni fotografi të bukura të produktit është një nga mënyrat më të shpejta për rritjen e shitjeve. Jo vetëm që e ndihmon markën tuaj të ndërtojë besimin, por edhe e bën më të thjeshtë për konsumatorët për të marrë vendimin e blerjes së produktit sepse mund ta studiojnë edhe më qartësisht produktin. Në faqet e produkteve, përdorni fotografi të pjesës së përparme, të pasme dhe të anëve të produkteve për të imituar përvojën e të parit të produktit sikurse në dyqan. Nëse kjo mund të aplikohet, tregojeni produktin në faza të ndryshme të hapjes ose të mbylljes me produktet apo aksesorët që e shoqërojnë. Përveç kësaj, një ide e mirë do të ishte gjithashtu ta shfaqnit produktin në përdorim, në këtë mënyrë konsumatorët mund të kenë një sens të masës.

Provat sociale – kritikat e konsumatorëve – janë gjithashtu një pjesë thelbësore e procesit të shitjeve dhe janë në mënyrë të veçantë të rëndësishme për e-commerce, derisa konsumatori po e blen produktin pa e prekur atë. Një mënyrë tjetër përtej përshkrimit të detajeve tipike të produktit dhe opinioneve të përgjithshme të konsumatorëve është t’u jepet këtyre të fundit mundësia për të dhënë vlerësimet individuale (rating) mbi karakteristikat e produktin. Për shembull, një dyqan veshjesh mund t’u ofrojë konsumatorëve mundësinë për të dhënë vlerësimin e tyre për gjerësinë, gjatësinë, masën, materialin dhe ngjyrën e çdo artikulli. Në këtë mënyrë blerësit potencialë mund të vendosin nëse vlerësimi me tri yje për produktin e një personi mund të jetë një vlerësim me 5 yje i po të njëjtit produkt për ta, ose e kundërta.

3) “Vuloseni” marrëveshjen me një sistem super të thjeshtë pagese të parave  

Procesi i arkëtimit është elementi më i rëndësishëm për një site e-commerce.

Nëse ka një implementim të dobët, asnjë nga elementët e mëparshëm nuk do të ketë rëndësi. Ka shumë faktorë që kontribuojnë në një proces të mirë të arkëtimit të parave për kompaninë, duke përfshirë këtu shpejtësinë, ofrimin e një mënyre alternative pagese, formular i thjeshtë plotësimi dhe një përmbledhje të veprimeve të kartës. Nëse ju mund të ofroni transport falas apo karakteristika të tjera që reduktojnë kundërshtimet për blerje, shitjet do të rriten.

Ashtu si agjentët duhet të kuptojnë proçesin e blerjes së konsumatorëve të tyre, eksperienca juaj e pagesave duhet të varet në blerjet tipike të konsumatorëve që keni. Nëse ata zakonisht blejnë në sasi të mëdha, le të themi një minimum prej 10 produktesh secili, është e rëndësishme që ata të sigurohen për thjeshtësinë e marrjes së artikujve me sasi të ndryshme në karrocën e tyre. Në këtë situatë, ju mund të përfshini përzgjedhës të sasive brenda titullit të produktit për t’ua kursyer konsumatorëve një klikim në një faqe tjetër për përzgjedhjen e sasisë. Këto lloj tiparesh “të vogla” shpeshherë duken të padukshme, por kombinohen me të tjerat për të realizuar një proçes të pagesave dhe një sasi më të madhe shitjesh.

Ashtu si një prezantim i denjë i produktit, një site e-commerce duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme duke evoluar, me çdo element të dizajnit të zgjedhur, testuar, rafinuar ose zëvendësuar në mënyrë të qëlimshme, të gjitha për një qëllim: për të rritur normën e konvertimit në shitje. Kur gjendeni në dyshime në lidhje me zgjedhjen për dizenjon, sigurohuni që u jeni përgjigjur këtyre tri pyetjeve:

  • Si e bën ajo të ndihet konsumatorin rreth markës dhe produkteve të saj?
  • A jep informacion që i duhet konsumatorit për të marrë një vendim blerje?
  • A e bën më të thjeshtë për të përfunduar atë blerje?

Lëreni procesin e shitjeve t’ju udhëheqë, dhe do të keni mjetet që ju nevojiten për t’i dhënë formë një dizajni që konverton në shitje.

 

/Shkruar nga Amanda Farmer, Publikuar nga Hubspotblogs.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0