28-vjeçari që drejton 3 biznese ndërsa udhëton

28-vjeçari që drejton 3 biznese ndërsa udhëton nëpër botë


Që kur Tom Morkes la Amerikën në fund të 2013-ës, ai ka udhëtuar në Australi, Indonezi, Afrikën e Jugut, Namibi, Kili, Ekuador, Peru dhe Belize. Morkes, i cili e nisi karrierën e tij midis forcave ushtarake, është autor i 3 librave bazuar në eksperiencën e tij për ngritjen e bizneseve si Insurgent Publishing, faqen e publikimeve të trajnimeve Publishers Empire, dhe High Speed Low Drag, një program për t’i ndihmuar veteranët e luftës të hidhen në botën e biznesit.

Ai i menaxhon të gjitha…ndërsa është në udhëtim…nga cilido vend i botës qoftë!

 

Midis projekteve të ndryshme të sipërmarrjes, Morkes ka një të ardhur që varion nga 5000 $ deri në 15,000 $ në muaj. Ai fiton minimalisht 5000 $ në muaj dhe 1500 të tjera nga zotërime pronash në SHBA.

tom morkes-startup-biznesman-udhëton nëpër botë-businessmag

Njihuni me Tom Morkes – 28-vjeçari që drejton 3 biznese

Si ta drejtosh biznesin në SHBA nga Tajlanda? Morkes thotë se një nga burimet më të mira në dispozicion të çdo sipërmarrësi në botë është teknologjia.

“Kur mendoj se çfarë bëj, është e mrekullueshme që mund të lançoj produkte nga vendi ku ndodhem dhe që mund të komunikoj me njerëz,” thotë 28-vjeçari. “Me aksesin në internet, ti mund të lidhesh me njerëz dhe ke mundësi për të ndërtuar diçka. Pse të mos e shfrytëzosh?!”

Përvec komunikimit, Morkes e përdor teknologjinë për të zgjidhur me burime të jashtme disa prej detyrave që i dalin: për të pajtuar kontraktorë online dhe asistentë online për detyra si dizenjim dhe marketing. Teknologjia i redukton atij shumë kosto operacionale:

“Mund të bëhen shumë gjëra lirë online. Duke udhëtuar nëpër botë, jam i detyruar të jem i pavarur nga vendndodhja gjeografike. Shumë gjëra nuk është se kërkojnë shumë kapital financiar, veçse kohën time.”

tom morkes-28-vjeçari-startup-businessmag

Mjetet dhe shërbimet e tij të preferuara të punës përfshijnë:

Slack për të komunikuar me asistentët e tij virtualë;
Trello, për të menaxuar projektet e tij. “Unë organizoj grupe të ndryshme për projekte të ndryshëm. Kështu pra, për çdo libër që do botoj kam një grup të veçantë për të, një grup për çdo libër që do marketoj ose një grup për çdo program, platformë apo produkt të ri që do krijoj;
Toggl, për të gjurmuar kohën time dhe për të llogaritur në mënyrë ekzakte ROI-n (kthimin nga investimi) e projekteve, gjithashtu për të patur më shumë efiçiencë në punë;
Skype, për takime dhe telefonata ndërkombëtare dhe për regjistrimin e intervistave;
SumoMe, për të ndjekur adresat elektronike nëpër të gjithë faqet e tij që kam në internet, për të shtuar rrjetet sociale ku ke mundësi që të shpërndash faqen tënde (si psh, Twitter, Facebook, LinkedIn, Tumblr etj);
Gumroad, për shitjen e produkteve. “Mjeti që kam zgjedhur për e-commerce. Me përdorimin e këtij aplikacioni ju shisni produkte online veç në pak minuta.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0