257 raste me COVID-19, humbin jetën 5 pacientë gjatë 24 orëve

COVID

257 raste të reja me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 16,212.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë pacientë: një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Lexoni: Të gjitha rastet kur duhet mbajtur maska dhe kur lejohet të mos e përdorni

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë,29 në Fier,27 në Durrës,20 në Shkodër,14 në Korçë,12 në Berat,11 në Elbasan,8 në Mirditë,7 në Lushnje,6 në Tropojë,nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë,3 në Kukës, Kavajënga 2 raste në Has, Vlorë,Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë,nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Aktualisht në të dy spitalet COVID po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale